tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Basha uron Kosovën: Kjo ëndërr e bukur lirie, sot demokracia më e gjallë në rajon

tëvë1 nga tëvë1
17/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në një reagim, kryedemokrati Basha ka shkruar se sot Kosova është një shtet me rrënjë të forta dhe institucione demokratike të konsoliduara, shkruan Tëvë1.info

“Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Gëzuar këtë ditë fatlume shqiptarëve kudo në botë. Në përvjetorin e 14-të të shtetit të Kosovës, përulemi me nderim dhe mirënjohje para Presidentit Ibrahim Rugova, Komandantit Legjendar Adem Jashari, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtarëve, patriotëve, bijëve dhe bijave të kombit tonë që kanë kryer sakrificën më sublime për pavarësinë.

Kjo ëndërr e bukur lirie, është sot demokracia më e gjallë e rajonit që, pavarësisht vështirësive, gëzon tashmë rrënjët e forta të një shteti me institucione të konsoliduara dhe stabilitet politik, i cili punon me vullnet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për integrimin euroatlantik.

Edhe në këto kohë sfiduese, jam krenar për arritjet e deritanishme dhe shpresëplotë për të ardhmen e Kosovës, me të cilën do të ecim vllazërisht përpara, drejt fatit tonë europian. Gëzuar Kosovë e dashur”, ka shkruar kryedemokrati Lulzim Basha.

Tags: KosovaLulzim Basha

DASh thotë se nuk i ka verifikuar raportet se Serbia ka tërhequr trupat në afërsi të kufirit me Kosovën

02/10/2023

Kuçi: Jam i bindur që ish-krerët e UÇK-së do të dalin faqebardhë

02/10/2023

Kuçi: Nëse KFOR-i merr veriun, Kosova kthehet para 17 shkurtit të 2008-ës

02/10/2023

Kuçi: Rama nuk do duhej ta bënte publikisht propozimin për tryezë, Kosova nuk e pranon ndjenjën e paternalizmit

02/10/2023

Super Broja, sulmuesi “kuqezi” gjen golin e parë me Chelsea

02/10/2023

Kuçi: Vuçiq është një idiot që mendon se me veprimet e Millosheviqit mund të sjellë rezultate

02/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.