TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim

Kryetari në detyrë  i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka përkujtuar 26 vjetorin e masakrës ndaj shqiptarëve të veriut të Mitrovicës dhe dëbimin e dhjetëra mijëra qytetarëve nga ajo anë.

Basha kujtoi se në veri të Mitrovicës më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 u krye një akt i rëndë dhune ndaj qytetarëve shqiptarë të paarmatosur, një fushatë e organizuar frike dhe dëbimi që synonte ndryshimin me forcë të realitetit etnik në atë pjesë të qytetit.

“Strukturat kriminale serbe, të njohura si ‘Rojat e Urës’, sulmuan familje të pafajshme, duke vrarë 10 shqiptarë, mes tyre një fëmijë 13-vjeçar dhe një grua 65-vjeçare. Dhjetëra të tjerë u plagosën e u torturuan, ndërsa mbi 11 mijë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre, duke lënë pas jetët dhe pronat e tyre. Këto krime u kryen në sy të pranisë ndërkombëtare, ndërsa pasojat e tyre ndryshuan thellësisht strukturën demografike dhe jetën shoqërore të veriut të Mitrovicës”, ka thënë Basha.

Kreu i Kuvendit ka potencuar se sot pas 26 vitesh veriu i vendit nuk është më hapësira e pasigurisë dhe e sundimit të bandave që ishte dikur.

“Shtrirja e sundimit të ligjit, veprimi i institucioneve të sigurisë dhe çmontimi i strukturave kriminale kanë krijuar një realitet të ri. Rendi dhe siguria janë forcuar, ndërsa kushtet për jetë normale po përmirësohen për të gjithë qytetarët të të gjitha komuniteve. Me kthimin e sigurisë po kthehen edhe familjet në shtëpitë dhe pronat e tyre të uzurpuara dikur, duke rifituar të drejtën për të jetuar me dinjitet në vendin e tyre”, ka potencuar kryeparlamentari, duke shtuar se pa drejtësi të plotë për viktimat, pa përgjegjësi për krimet, plagët e asaj kohe nuk mbyllen plotësisht.

Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit, sipas kryetarit të Kuvendit nuk është vetëm kthim pas në histori, por thirrje për drejtësi dhe zotim që shteti ynë të mos lejojë kurrë më që qytetarët e tij të përballen me dhunë dhe dëbim për shkak të përkatësisë së tyre etnike./teve1.info/

Tags: Dimal Bashamasakra e MitrovicwsTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Prishtinë, motoçiklisti godet policin gjatë ndalimit – largohet nga vendi i ngjarjes

Policia gjen sasi armatimi në veri të Mitrovicës

Policia gjen sasi armatimi në veri të Mitrovicës

Sërgjan Lazoviq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 12 vite e 6 muaj burgim

Sërgjan Lazoviq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 12 vite e 6 muaj burgim

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Viktimat e Mitrovicës u ekzekutuan para syve të forcave ndërkombëtare

Lideri i Manchester Cityt, Bernardo Silva vendos përfundimisht për të ardhmen

Lideri i Manchester Cityt, Bernardo Silva vendos përfundimisht për të ardhmen

MKRS-ja konfirmon letrën e marrë nga UEFA për Kuvendin e FFK-së

MKRS-ja konfirmon letrën e marrë nga UEFA për Kuvendin e FFK-së

“Letra e ministrit, është ndërhyrje politike” – Ish-sekretari i KOK-ut, Shasivar Haxhiaj reagon për letrën e ministrit Çeku në FIFA e UEFA

“Letra e ministrit, është ndërhyrje politike” – Ish-sekretari i KOK-ut, Shasivar Haxhiaj reagon për letrën e ministrit Çeku në FIFA e UEFA

Aksident në Prishtinë, motoçiklisti godet policin gjatë ndalimit – largohet nga vendi i ngjarjes

Policia gjen sasi armatimi në veri të Mitrovicës

Policia gjen sasi armatimi në veri të Mitrovicës

Sërgjan Lazoviq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 12 vite e 6 muaj burgim

Sërgjan Lazoviq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 12 vite e 6 muaj burgim

Lajçak thotë se “ndihet si idiot” pas rileximit të mesazheve me Epsteinin

Lajçak thotë se “ndihet si idiot” pas rileximit të mesazheve me Epsteinin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën