Baseli ka shprehur interesim për transferimin e Vlamir Matoshit.
20-vjeçari është rritur te të rinjtë e Thunit, ndërsa tani luan për ekipin senior në kategorinë e dytë të futbollit zviceran.
Ka debutuar në shtator të vitit të kaluar edhe me përfaqësuesen U21 të Zvicrës.
Interesimin e Baselit për Matoshin e ka bërë të ditur të premten mediumi zviceran “4-4-2”.
Matoshi, që luan në pozitën e mesfushorit qendror e defensiv, ka kontratë me Thunin deri në vitin 2025.
Ai ka zhvilluar 14 ndeshje në edicionin aktual, dhe e ka një gol të shënuar e një asistim.