TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Barcelona nis operacionin “fshesa”, klubi i mbyll “derën” një tjetër mbrojtësi

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Barcelona nis operacionin “fshesa”, klubi i mbyll “derën” një tjetër mbrojtësi

Një ndeshje nga fundi i sezonit në La Liga, Barcelona ka kthyer vështrimin drejt sezonit të ri. Pas një sezoni të vështirë, me luhatje dhe pasiguri, në fund objektivi Champions është një mision i përmbushur, por tani, në Barcelonë janë të vetëdijshëm se ka ende punë për të bërë. Misioni i radhës? Ringritja e skuadrës dhe rikthimi i klubit në nivelet më të larta, jo vetëm në Spanjë, por edhe në arenën europiane.

Në këto moment, klubi po punon me ritme të larta, por nuk bëhet fjalë vetëm për afrime, pasi në ambientet e katalanasve është momenti dhe për operacionin “fshesa”. Në radhë për të mbyllur aventurën është Oscar Mingueza.

23-vjeçari, produkt i katalanasve nuk është më në projektin e skuadrës dhe trajnerit Xavi dhe mbrojtësi po shqyrton ofertat, pasi largimi është i pashmangshëm. Mingueza numëron 65 ndeshje në total me skuadrën e Barcelonës dhe ka realizuar 2 gola, ndërsa në këtë sezon ai ka luajtur vetëm në 18 sfida në kampionat, duke u zhdukur nga formacioni.

Kontrata e mbrojtësit skadon në qershorin e vitit 2023, ndërsa vlera e tij në treg llogaritet rreth 10 milionë euro, por drejtuesit do të pranonin edhe një ofertë deri në 8 milionë euro. Klubet më të interesuara për shërbimet e tij për momentin janë, Hertha Berlin dhe Valencia, me këta të fundit që kanë më shumë shanse, pasi Mingueza preferon të luajë ende në La Liga, por në krahun tjetër berlinezët kanë vuajtur në këtë sezon dhe ende nuk kanë siguruar mbijetesën në Bundesliga. Gjithsesi, ndaj Villarreal, Mingueza do të prezantohet për herë të fundit si lojtar i Barcelonës, me mbrojtësin i cili nuk ia doli që në këto dy vite të bindte drejtuesit për cilësitë e tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Xhaka u provokua me flamur të Serbisë në duelin me Kolumbinë

Xhaka u provokua me flamur të Serbisë në duelin me Kolumbinë

Daliq largohet nga Kroacia

Daliq largohet nga Kroacia

Ylber Ramadani zhvendoset në Turqi

Ylber Ramadani zhvendoset në Turqi

Egjipti me ankesë zyrtare në FIFA

Egjipti me ankesë zyrtare në FIFA

Serbia i falënderon 21 shtete që nuk e njohin Kosovën

Serbia i falënderon 21 shtete që nuk e njohin Kosovën

Palatova me mesazh për partitë: Koha është për të qeverisur dhe për të arritur kompromise

Palatova me mesazh për partitë: Koha është për të qeverisur dhe për të arritur kompromise

Shala: Përgjegjësia për krijimin e institucioneve i takon Kurtit, jo opozitës

Shala: Përgjegjësia për krijimin e institucioneve i takon Kurtit, jo opozitës

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Trump: SHBA-ja mund ta godasë sërish Iranin sonte

Trump: SHBA-ja mund ta godasë sërish Iranin sonte

Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!

Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!

Konjufca vlerëson mbështetjen e Belgjikës në takimin lamtumirës me ambasadorin Cuvelier

Konjufca vlerëson mbështetjen e Belgjikës në takimin lamtumirës me ambasadorin Cuvelier

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën