Barcelona ka shfrytëzuar humbjen e Real Madridit për të ngushtuar diferencën e pikëve në tabelë pas 22 ndeshjeve të zhvilluara në La Liga.
Real Madridi pësoi të shtunën mbrëma 1:0 në udhëtim tek Espanyoli, ndërsa Barcelona të dielën në shtëpi mposhti skuadrën e Alavesit me rezultatin 1:0.
Golin e fitores në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Robert Leëandoëski (62’) pas asistimit të Lamine Yamalit.
Me këtë fitore, Barcelona i afrohet Real Madridit në vetëm katër pikë në tabelë.
Barcelona forcohet në pozitën e tretë në tabelë me 45 pikë, ndërsa Real Madridi mbetet lider i La Ligas me 49 pikë të grumbulluara.