TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani për fushatën kundër saj: Sulmet dhe dezinformimi po rrezikojnë vetë themelin e demokracisë

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Osmani për fushatën kundër saj: Sulmet dhe dezinformimi po rrezikojnë vetë themelin e demokracisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në organizimin “Java e Gruas”, një ngjarje që ajo e ka cilësuar si shumë të rëndësishme, sidomos në prag të përfundimit të mandatit të saj si shefe e shtetit.

Osmani gjatë fjalimit të saj ka reaguar ndaj asaj, që e kanë cilësuar si një fushatë të organizuar baltosjeje ndaj saj, duke theksuar se sulmet e tilla nuk kanë të bëjnë me kritikë apo llogaridhënie, por me përpjekje për të dëmtuar dinjitetin njerëzor dhe për të deformuar të vërtetën.

“Në javët e fundit, puna ime është përballur me një fushatë baltosëse që për qëllim nuk e ka kritikën. Dhe nuk ka të bëjë aspak me llogaridhënien. Është diçka tjetër. Shumë më e ftohtë, e krejtësisht e qëllimshme. Është përpjekja për të zhveshur një njeri nga dinjiteti i tij njerëzor. Për ta kthyer në objekt. Për ta krahasuar me kafshët më të egra. Për ta zëvendësuar të vërtetën me imazhe të manipuluara. Gënjeshtra që përsëriten aq shumë derisa dikujt mund t’i duken të vërteta. Imazhe që krijohen për të lënduar dhe për të shkatërruar vlerat më të larta njerëzore që e kanë mbajtur popullin tonë bashkë në kohët më të rënda. Fjalë që nuk synojnë debat, por shkatërrim dhe eliminim”, ka deklaruar ajo.

Ajo theksoi se përballë këtyre zhvillimeve duhet reaguar, jo nga pozita e viktimës, por si mbrojtës të demokracisë.

“Dhe për këtë arsye duhet të flasim. Jo si viktima. Asnjëherë. Asnjëherë si viktima. Asnjëherë. Por si mbrojtëse të demokracisë. Vetëm si mbrojtëse të demokracisë. Sepse kur propaganda mund ta kthejë këdo në tradhtar brenda natës, kur e vërteta më s’ka aspak rëndësi, kur dinjiteti gjithnjë shndërrohet në dëm kolateral, atëherë e tërë demokracia është në rrezik”, është shprehur Osmani.

Osmani gjithashtu vuri theksin tek rëndësia e lidershipit të ndjeshëm ndaj gjinisë dhe nevojën për përgjegjësi institucionale ndaj dezinformimit dhe propagandës.

“Prandaj lidershipi i ndjeshëm ndaj gjinisë nuk është luks. Është domosdoshmëri. Dhe kërkon institucione që nuk heshtin. Kërkon që të mbajmë përgjegjës ata që përdorin teknologjinë dhe e shndërrojnë në propagandë, që shfrytëzojnë dezinformimin dhe që besojnë që narrativa e tyre mund të ruhet vetëm e vetëm nëpërmjet frikësimit. E një shoqëri që mësohet me një narrativë të tillë, e humb në tërësi, në tërësi e humb busullën morale. Mirëpo kjo nuk është luftë vetëm ndaj një personi. Është një mesazh i drejtpërdrejtë për secilën grua. Për secilën vajzë që mendon të hyjë në jetën publike. Është mesazhi që thotë se për gratë në politikë, ky është çmimi që do ta paguash. Apo edhe ndoshta më i lartë”, ka shtuar ajo.

Në fund, Osmani theksoi se kjo situatë tejkalon dimensionin personal dhe prek vetë thelbin e demokracisë.

“Dhe pikërisht për këtë arsye kjo nuk është më çështje personale. Është çështje e demokracisë. Sepse demokracia nuk rrëzohet vetëm nga krizat e mëdha. Ajo dobësohet ngadalë, kur e vërteta relativizohet, kur e vërteta goditet dhe bëhet tërësisht e parëndësishme. Kur shpifja bëhet mjeti kryesor, kur dinjiteti njerëzor trajtohet si pengesë e jo si vlerë”, ka përfunduar ajo./teve1.info/

Tags: DemokraciafushatëTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qëndrime të ndryshme për kontratën 73.2 milionë€ të KEK-ut për eksport të thëngjillit në RMV

Qëndrime të ndryshme për kontratën 73.2 milionë€ të KEK-ut për eksport të thëngjillit në RMV

S’ka grevë, më 1 shtator nis procesi mësimor – njofton SBASHK-u

S’ka grevë, më 1 shtator nis procesi mësimor – njofton SBASHK-u

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person, dyshohet se mashtroi një familje me aviobileta

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv në Shtime

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

PDK mesazh Vetëvendosjes, zarfe me thirrje për reflektim në ulëset e Vetëvendosjes

PDK mesazh Vetëvendosjes, zarfe me thirrje për reflektim në ulëset e Vetëvendosjes

Në Zubin Potok gjenden mbetje kockore të cilat dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve

Gërmimet në Zubin Potok drejt fundit- identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën