Portieri Marc-Andre ter Stegen, pritet ti mungojë gjatë skuadrës së Barcelonës, pasi gjermani i është nënshtruar operimit.
Ai me sukses është operuar për trajtimin e problemeve të vazhdueshme që i kishte në pjesën e poshtme të shpinës.
Shkaku i këtyre shqetësimeve, portiere gjerman ka qëndruar jashtë fushës prejse ka nisur faza përgatitore për sezonin e ri.
Ndërhyrja kirurgjikale u krye të martën nga Dr. Amelie Leglise në Klinikën Sportive Bordeaux Merignac, nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të klubit.
Barcelona konfirmoi në një deklaratë zyrtare se operacioni shkoi mirë dhe se rikuperimi i lojtarit do të përcaktojë kohën e rikthimit të tij në fushë








