TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Barça nis vitin 2026 me sukses, triumfon në Superkupë

by tëvë1
3 muaj ago
0
A A
Barça nis vitin 2026 me sukses, triumfon në Superkupë

Skuadra e Barcelonës e ka nisur vitin 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme, triumfin në Superkupën e Spanjës.

Në finalen e luajtur të dielën mbrëma në Jeddah të Arabisë Saudite, Barcelona fitoi me rezultatin e ngushtë 3:2 ndaj Real Madridit.

Për Barcelonën, ky është trofeu i parë i këtij viti dhe fitorja e parë në “El Clasicon” e vitit 2026.

Ndeshja e luajtur në Arabinë Saudite ishte tejet e fortë dhe interesante, me një fjalë spektakël i vërtetë nga të dyja skuadrat në fushë.

Megjithatë, pjesa e parë ishte dukshëm më dinamike sesa e dyta, në të cilën u shënua vetëm një gol.

Në pjesën e parë, u shënuan gjithsej katër gola, dy realizoi Barcelona dhe dy të tjerë Real Madridi.

Në fakt, Barcelona dy herë kaloi në epërsi gjatë pjesës së parë, por Real Madridi reagoi duke barazuar rezultatin në të dyja rastet.

Madje, tre prej katër golave u shënuan në gjashtë minutat shtesë të pjesës së parë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 36-të nga Raphinha (1:0), përpara se Vinicius Junior të barazoi shifrat (1:1) me supergol në minutën e dytë të kohës shtesë.

Në minutën e katërt të kohës shtesë, Robert Lewandowski riktheu epërsinë e Barcelonës (2:1), përpara se Gonzalo Garcia dy minuta më vonë të barazojë dhe skuadrat të shkojnë në pushim me shifrat 2:2.

Golin e fitores, që edhe ia siguroi Barcelonës triumfin në Superkupë, e realizoi braziliani Raphinha në minutën e 73-të pas asistimit të Dani Olmos.

Në minutën e 90-të, Barcelona mbeti me një lojtar më pak pasi u përjashtua kapiteni Frenkie De Jong. Te Real Madridi në 15-të minutat e fundit të ndeshjes u inkuadrua Kylian Mbappe që zëvendësoi Garcian.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Murati tregon kur dalin pagat e 13-ta për lehonat

Murati tregon kur dalin pagat e 13-ta për lehonat

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Ademi: Medalja e shtetit, krenaria më e madhe për Kombëtaren

Ademi: Medalja e shtetit, krenaria më e madhe për Kombëtaren

Ramadani beson në mbijetesën e Lecces

Torino interesohet për Ramadanin

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

17 vjet nga anëtarësimi në NATO, Begaj: Shqipëria, aleate e palëkundur për paqen dhe sigurinë

Izraeli njofton nisjen e sulmeve “në shkallë të gjerë” në Teheran

Ofensiva SHBA-Izrael intensifikohet me shpërthime vdekjeprurëse në të gjithë Iranin

Sekuestrohen mallra të padeklaruara me vlerë rreth 2 mijë euro në Vërmicë

Sekuestrohen mallra të padeklaruara me vlerë rreth 2 mijë euro në Vërmicë

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza i shkruan letër Osmanit: Emëroni pa vonesë anëtarin e dytë të PDK-së në KQZ, mosveprimi është shkelje kushtetuese

GAP: Rritja e pagave nuk solli përmirësim në punën e kuvendeve komunale

GAP: Rritja e pagave nuk solli përmirësim në punën e kuvendeve komunale

Mehaj uron Shqipërinë për 17-vjetorin e anëtarësimit në NATO

Mehaj uron Shqipërinë për 17-vjetorin e anëtarësimit në NATO

​Këmbëngulë mbrojtja e Thaçit: ZPS-ja po e shkel rregullin 136

​Këmbëngulë mbrojtja e Thaçit: ZPS-ja po e shkel rregullin 136

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën