TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Baraliu: Rezultati i VV-së në zgjedhjet e 7 qershorit është ndëshkim i qytetarëve

by teve1
2 muaj ago
3
A A
Baraliu: Rezultati i VV-së në zgjedhjet e 7 qershorit është ndëshkim i qytetarëve

Profesori Mazllum Baraliu ka vlerësuar se rezultati zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit përbën, sipas tij, një “ndëshkim të qytetarëve” ndaj kësaj partie.

Sipas Baraliut, qytetarët kanë vlerësuar se VV-ja ka tejkaluar pritjet politike dhe ka ndjekur qasje makiaveliste në përpjekjet për maksimalizim të pushtetit.

“Qytetari e ka ndëshkuar, sepse populli thotë: kur mundohesh të hash shumë, të dhemb barku. Pra, nëse dikush pretendon maksimumin e maksimumit në forma të ndryshme, kjo mund të shihet si makiavelizëm politik dhe në këtë rast, mbase ka ndodhur diçka e tillë, ndaj qytetari ka thënë jo, ti as këtë nuk e meriton, por më pak. Kështu është ndëshkuar edhe partia e parë fituese, por edhe partitë e tjera, të cilat për shkak të daljes së ulët në përqindje kanë rritje të përqindjes, por humbje të votave. Ky është një fenomen që është produkt i sistemit tonë legjislativ zgjedhor, i cili e lejon këtë: partitë e vogla i stimulon, ndërsa partitë e mëdha i ndëshkon. Kështu, në fund kemi humbje për të gjithë”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai ka shtuar se, sipas tij, qytetarët nuk e kanë pranuar narrativën se opozita është shkaktare e bllokadës politike.

Baraliu ka theksuar se edhe mënyra e veprimit politik të VV-së ka ndikuar në rezultat.

“Lëvizja Vetëvendosje, sigurisht, nga kjo që ka ndodhur, pavarësisht asaj që mendojnë ata që konsideronin se opozita ishte shkaktare e bllokadës del që qytetari i ka ndëshkuar edhe këta. Kjo sepse, sipas kësaj perspektive, edhe ata kanë ndryshuar qëndrime, kanë qenë jo mjaftueshëm konsekuentë dhe jo aq të angazhuar sa pritej”, është shprehur Baraliu.

Profesori Baraliu gjithashtu ka shtuar se, sipas tij, votuesit kanë kuptuar se përgjegjësia për situatën politike nuk i takon vetëm opozitës.

“Votuesi e ka kuptuar që edhe këta e kanë një pjesë të përgjegjësisë, madje edhe më të madhen, sepse ishin fitues me 51 për qind dhe, me këtë përqindje, të mos jesh në gjendje të krijosh institucione për më shumë se tre muaj tregon mungesë të aftësisë politike për të krijuar institucione dhe për të qeverisur pastaj”, ka përfunduar Baraliu.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, pa llogaritur ende diasporën, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, doli e para në zgjedhjet e 7 qershorit me 42.91 për qind të votave apo 299.152 vota.

Krahasuar me rezultatin e dhjetorit, ka rënë për rreth 135 mijë vota meqë atë kohë kishte 433 mijë e 394 vota./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën