TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Baraliu: Nuk pres ndonjë rezultat pozitiv nga takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Baraliu: Nuk pres ndonjë rezultat pozitiv nga takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë

Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu, nuk pret ndonjë rezultat konkret as nga raundi i ri i takimeve të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që do të zhvillohet më 24 tetor, për shkak siç ka thënë ‘qëndrimit ledhatues që ka bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë dhe qëndrimit neglizhues të saj ndaj Kosovës’.

Ndonjë rezultat të rëndësishëm Baraliu nuk e pret edhe për shkak të politikës qeveritare dhe shtetërore të Serbisë, e cila sipas tij në vazhdimësi u shmanget takimeve për të blerë kohë.

“Unë mendoj që në këtë situatë kur bashkësia ndërkombëtare ka qëndrim ledhatues dhe të padrejtë e të njëanshëm në kuptimin pozitiv ndaj Serbisë dhe të njëanshëm e në kuptimin negativ, neglizhues, margjinalizues deri në nënçmim do të thoja ndaj Kosovës, nuk mund të pritet ndonjë rezultat i rëndësishëm dhe konkret por të shohim dhe të presim me 24. Duke njohur Serbinë dhe politikën e saj edhe qeveritare edhe përgjithësisht shtetërore, nuk na ushqen shumë shpresë ky takim për arsye se ata vazhdimisht eskivojnë, prolongojnë, u shmangen takimeve dhe blejnë kohë”, ka thënë ai në emisionin “Ditari”, në tëvë1.

Po ashtu, ai vlerëson se aktualisht asnjë lider serb nuk ka guxim politik për ta njohur Kosovën e prandaj Serbia nuk pranon dhe nuk do të pranojë marrëveshje.

“Nuk ka kurajo politike dhe reale asnjë lider në Serbi tash për tash dhe unë mendoj edhe për një periudhë kohore më të gjatë, që do të pranojë ta njoh Kosovën. Ndërkaq Kosova ka po ashtu arsyet e veta që thjesht të mos pranojë diçka, për arsye se Kosova nuk po fiton asgjë”, ka shtuar Baraliu.

Ndryshe, të enjten më 24 tetor në Bruksel, do të zhvillohet raundi i ri i takimeve të dialogut Kosovë-Serbi, në nivel të kryenegociatorëve, nën ndërmjetësimin e Emisarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Sipas këshilltarit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiut, fokusi i këtyre takimeve do të jetë rruga e zbatimit të Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt, Ohër, 18 mars 2023).

“Javën e ardhshme, më 24 tetor, do të mbahen takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel, në nivel të kryenegociatorit. Në tërësi, fokus i diskutimeve do të jetë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj të Ohrit. Kosova do të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e angazhuar pozitivisht në proces”, ka thënë ai./teve1.info/

Qeveria konfirmon rundin e ri të bisedimeve në dialog, mbahet të enjten e javës së ardhshme

Tags: Dialogu Kosovë-SerbiMazllum BaraliuRezultat
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Zulfaj për fondet e BE-së: Nëse nuk kemi institucione, i humbim edhe 100 milionë euro

​LVV ka nisur diskutimet e brendshme për opsionet e formimit të institucioneve

Abdixhiku: Rrezet e lirisë erdhën si rezultat i një rezistence paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova

Abdixhiku: SHBA-ja është miku më i madh i Kosovës dhe garancia për të ardhmen tonë

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së: Liria e Kosovës ka gjurmë amerikane, aleanca mes dy vendeve mbetet e përjetshme

Vdes një person në një vetaksident në Gërdoc të Podujevës

AUV konstaton shkelje në fabrikën e qumështit “Vita” në Istog, priten rezultatet laboratorike

AUV konstaton shkelje në fabrikën e qumështit “Vita” në Istog, priten rezultatet laboratorike

Mbrojtja do të bëjë kërkesë për rrëzimin e akuzave në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Qelaj: Vazhdimi i paraburgimit në rastin Thaçi dhe të tjerët mbetet shqetësim kryesor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën