TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Banorët e Shipitullës protestojnë para zyrave të KEK-ut kërkojnë shpronësimin e fshatit

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
0
A A

Vetëm një pjesë e Shipitullës, fshatit të Shemsi Mjekut, shfrytëzohet nga KEK-u për nevoja xehetare pas shpronësimit.

Por, Mjeku me bashkëfshatarët e tjerë po kërkojnë që të shpronësohet i gjithë fshati në Komunën e Obiliqit.

Pasi siç thotë ai, nuk ka jetë më për banorët e këtushëm në siç thonë ata, zhurmën dhe pluhurin e madh.

Rruga është marrë, ambullanta nuk punon, shkolla, është zhurmë e madhe, na kanë shpronësu tokat deri këtu kanë ardhë na kanë mbet ka dy tre ari vetëm truall. Duhet me shku gjithqysh me bo një protestë nKEK, përpara qeverisë e krejt institucioneve”, ka thënë ai.

Të njëjtin hall e ka edhe Fatmir Mjekiqi.

Ky madje ka edhe një shqetësim tjetër lidhur me shpronësimet.

“Ne kemi probleme me KEK prej vitit 2004, fillimisht e kanë ndalë ndërtimin për arsye mos me ju rrit kostoja e ndërtimit për arsye se është shpallë zonë me interes të veçantë dhe ky fshat ka pas me u zhvendos në tërësi. Por në vitin 2024 ka ndodh diçka e çuditshme, na i kanë marrë pronat 95 për qind. I kanë lanë 3 për qind janë oborre që i kanë mbet banorëve.Na i kanë izolu totalisht.

Vitin 2020 e kanë marrë deri në gjysmë, e kanë pagu vetëm tokën, objektet si kanë kompensu, tokën e kanë kompensu. Çdo shtëpi është e qarë e kristë”, shprehet ai.

Andaj që të gjithë u nisën drejt Prishtinës për tek zyret e KEK-ut për të protestuar.

Me te arritur këtu banorët kërkuan që të futeshin brenda për të biseduar me me bordin e KEK-ut lidhur me shpronësimet e tokave.

Por nuk u lejuan të futeshin brenda.

Banorët sërish kërkuan që dikush nga bordi të flet me ta.

Pas mosrealizimit të kërkesës për një takim me bordin e KEK-ut, protestuesit kanë vazhduar tek Ministria e Ekonomisë, pasi edhe në këtë institucion e kanë dërguar kërkesën e njëjtë për takim.

Protestuesit kanë qëndruar para dyerve të ministrisë duke pritur një takim me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Por as kjo e fundit nuk doli të takohej me ta.

Ndërsa pasdite Korporata Energjetike e Kosovës pas protestës së banorëve të fshatit Shipitullë të Komunës së Obiliqit ka dalë me njoftim lidhur me shpronësimet e tokave.

Përvetësimi i tokës për nevoja xehetare (përmes Zhvendosjes/Shpronësimit) nga KEK bëhet vetëm bazuar në Planin Kryesor Xehetar dhe në legjislacionin në fuqi, përfshirë Kornizën e Politikave të Zhvendosjes (KPZH), Ligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme në Kosovë dhe Ligjin për Miniera dhe Minerale (LMM)”, thuhet nga KEK.

Tutje, kjo korporatë ka thënë që sa i përket shqetësimeve të banorëve në lidhje me procesin e shpronësimeve, KEK për hire të transparencës të gjitha i ka adresuar tek organet relevante të drejtësisë.

Tags: banoret e ShipitullesKEKProtesta
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Njërit prej të dyshuarve për dallaveret në Byronë e Sigurimeve i përkeqësohet gjendja shëndetësore në seancë gjyqësore

Emisioni “Info Nata” 09.01.2026

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën