E për mosrealizimin e këtij projekti edhe këtë vit, ata protestuan në mes të rrugës.
Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës vendosi që tri udhëkryqeve në këtë komunë t’u vendos semafora.
“Arsyeja kryesore është vendosja e semaforëve, kjo ka qenë në projekt nga 2015 me u vendos semaforët në këtë lagje meqë është lagje shumë e frekuentuar, mirëpo në projekt janë larguar…”, tha Hysen Halili, banor i lagjes “Shote Galica”.
“Në këtë udhëkryq këtu çdo muaj ka pasur viktima, krejt çka kemi mund të bëjmë, kemi shku në komunë dhe kemi kërku nga organet komunale që të na dalin në ndihmë…”, tha Mefail Alija.
“Ju kisha lut Ministrisë dhe Komunës sepse edhe ndonjë ditë dua me vendos shenjën me fatalitet vet unë…”, tha banori tjetër i kësaj lagjeje, Ferki Salihu.
Pavarësisht kërkesave të banorëve, kryetari Ferit Idrizi, po e cilëson si një situatë pa zgjidhje.
“Ka qenë e udhës që ministria me na informu se është largu nga projekti semafori i tretë para 4-5 muajsh kur kemi mujt me bo ndryshime, por tani jemi në një situatë mere ose lëre. Në qoftë se nuk vendosen semaforat, do vendosi disa pengesa në mënyrë të domosdoshme që të zvoglojnë shpejtësinë ose të ndalen deria këmbësoret të kalojnë me qëllim të rujtjes së qytetarëve…”, tha Idrizi.
Televizioni ka provuar të marrë një përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës për këtë cështjeje, por nuk kanë qenë të qasshëm.
Kronika e gazetares Lendrina Kodrolli.