TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Banka Botërore ul parashikimin e rritjes globale për 2022

by Besarta Mehmeti
5 vjet ago
0
A A
Banka Botërore ul parashikimin e rritjes globale për 2022

Malpass u tha gazetarëve në një video-telefonatë se Banka Botërore po i përgjigjej streseve të shtuara ekonomike nga lufta duke propozuar një objektiv të ri 15-mujor financimi të krizës prej 170 miliardë dollarësh, me synimin për të kryer rreth 50 miliardë dollarë nga ky financim gjatë periudhës së ardhshme tremujore.

Malpass tha se komponenti më i madh i uljes së parashikimit të rritjes së bankës ishte një tkurrje prej 4.1 për qind në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, duke përfshirë Ukrainën, Rusinë dhe vendet përreth.

“Parashikimet gjithashtu janë duke u ulur për ekonomitë e përparuara dhe shumë në zhvillim për shkak të rritjeve të çmimeve të ushqimit dhe energjisë të shkaktuara nga ndërprerjet e furnizimit të lidhura me luftën”, tha Malpass.

Fondi Monetar Ndërkombëtar pritet të ulë parashikimin e tij të rritjes globale të martën.

“Ne po përgatitemi për një përgjigje të vazhdueshme ndaj krizës, duke pasur parasysh krizat e shumta. Gjatë javëve të ardhshme, pres të diskutoj me bordin tonë, një zarf të ri 15-mujor të përgjigjes ndaj krizës prej rreth 170 miliardë dollarësh për të mbuluar prillin 2022 deri në qershor 2023,” tha Malpass.

Plani vijon nga një program financimi i Bankës Botërore prej 160 miliardë dollarësh për COVID-19, nga i cili Malpass tha se 157 miliardë dollarë ishin zotuar deri në qershor 2021.

Malpass tha se financimi pjesërisht do të mbështesë vendet që kanë pranuar refugjatë nga Ukraina dhe gjithashtu do të ndihmojë në adresimin e problemeve në vendet e prekura nga mungesa e ushqimit, transmeton Bloomberg.

Ndryshe, Banka Botërore dhe vendet anëtare të FMN-së këtë javë do të diskutojnë ndihmën e re për Ukrainën dhe pritet të shpallen angazhime specifike nga një numër vendesh donatore./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Reuters”: Zgjedhjet e sotme në Serbi, sfida më e madhe për sundimin e populistit Vuçiq

“Reuters”: Zgjedhjet e sotme në Serbi, sfida më e madhe për sundimin e populistit Vuçiq

Arabia Saudite rihap aeroportin kryesor pas sulmeve vdekjeprurëse

Arabia Saudite rihap aeroportin kryesor pas sulmeve vdekjeprurëse

​23 persona të lënduar dje në protestë në Tiranë, i riu me dëmtime në sy i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

​23 persona të lënduar dje në protestë në Tiranë, i riu me dëmtime në sy i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha, thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë

Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha, thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë

Shaip Kamberi voton në Tërnoc: Shqiptarët e kanë obligim moral, kombëtar e politik që të votojnë

Myrto Uzuni rikthehet me gol në MLS

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizon dy gola për skuadrën amerikane

Arabia Saudite rihap aeroportin kryesor pas sulmeve vdekjeprurëse

Arabia Saudite rihap aeroportin kryesor pas sulmeve vdekjeprurëse

​23 persona të lënduar dje në protestë në Tiranë, i riu me dëmtime në sy i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

​23 persona të lënduar dje në protestë në Tiranë, i riu me dëmtime në sy i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha, thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë

Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha, thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë

Sonte zhvillohet “El Clasico”

Sonte zhvillohet “El Clasico”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën