TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

by tëvë1
9 minuta ago
0
A A
Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Kënga patriotike serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila përmban pretendime historike dhe politike serbe mbi Kosovën, është kënduar në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian (EU Enlargement Forum 2026), që organizohet nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisionares për Zgjerim, Marta Kos.

Sipas programit të publikuar nga Komisioni Evropian, edicioni i dytë i këtij forumi mbahet më 15 dhe 16 nëntor në Bruksel.

Në të janë paraparë të marrin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë politik nga vendet anëtare të BE-së dhe ato që synojnë anëtarësimin, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, sipërmarrës, artistë, të rinj dhe ekspertë të politikave.

Megjithatë, sipas informacioneve të paraqitura, Kosova nuk ka pasur përfaqësues në këtë aktivitet, ndërsa një ditë para ngjarjes kryesore, në kuadër të mbrëmjes hapëse dhe koncertit, është interpretuar kënga “Oj Kosovo, Kosovo”.

Ky veprim është skandaloz, pasi në një aktivitet të dedikuar zgjerimit evropian dhe afrimit të vendeve të rajonit me BE-në, Kosova nuk është përfaqësuar, ndërsa në skenë është interpretuar një këngë që në traditën nacionaliste serbe e paraqet Kosovën si pjesë të identitetit dhe pretendimeve historike të Serbisë.

Në programin zyrtar të publikuar për këtë aktivitet, mbrëmja e 15 nëntorit parashihet të përfshijë interpretimin e orkestrës së të rinjve të Ballkanit Perëndimor (Western Balkan Youth Orchestra), së bashku me grupin muzikor slloven “Kapobanda”.

E pikërisht bendi slloven “Kapobanda”, e ka kënduar këngën serbe, “Oj Kosovo Kosovo”.

Ndërkaq, në programin e ditës kryesore, më 16 nëntor, janë paraparë fjalimet e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Finlandës, Alexander Stubb, dhe komisionares Marta Kos.

Por ajo që e bën këtë ngjarje veçanërisht të ndjeshme për Kosovën është përmbajtja e këngës së interpretuar.

“Sa Kosova zora sviće”, vargu me të cilin nis kënga, në shqip përkthehet “Nga Kosova zbardh agimi”.

Kënga njihet më shumë përmes refrenit “Oj Kosovo, Kosovo” dhe është një prej këngëve patriotike serbe që lidhet drejtpërdrejt me narrativën historike dhe nacionaliste të Serbisë për Kosovën.

Ajo është shkruar në vitin 1989 nga kompozitori dhe këngëtari serb Ljubomir Ljuba Manasijeviq, në kohën e shënimit të 600-vjetorit të Betejës së Kosovës të vitit 1389.

Kënga u regjistrua në vitin 1990, ndërsa më vonë u bë veçanërisht e njohur në diskursin nacionalist serb për Kosovën.

Në tekstin e saj përmenden Graçanica, Vidovdani, princi Lazar dhe Millosh Obiliqi, figura të rëndësishme të traditës epike dhe fetare serbe. Por mesazhi politik bëhet edhe më i drejtpërdrejtë në vargjet ku thuhet se Kosova është tokë e tyre dhe se nuk do ta dorëzojnë.

Një version i kësaj kënge është publikuar më 27 qershor 2022 nga këngëtarja serbe Danica Crnogorčević, në bashkëpunim me grupin etno “Gorica”, me rastin e Vidovdanit.

Në prezantimin e këngës, ajo kishte përfshirë edhe një mesazh të mitropolitit Amfilohije, ku Kosova cilësohej si “zemra e zemrës” së popullit serb dhe si vend prej të cilit serbët nuk mund të heqin dorë.

Forumi i organizuar nga Komisioni Evropian synon të diskutojë të ardhmen e zgjerimit të BE-së, reformat, sigurinë dhe perspektivën evropiane të vendeve të rajonit.

Në këtë kontekst, interpretimi i një kënge me mesazhe të tilla për Kosovën ngre pikëpyetje për ndjeshmërinë politike të përzgjedhjes së repertorit artistik në një aktivitet që synon të promovojë bashkëpunimin dhe afrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Funeral masiv në Gaza për 70 palestinezët, eshtrat e të cilëve u nxorën nga rrënojat

Funeral masiv në Gaza për 70 palestinezët, eshtrat e të cilëve u nxorën nga rrënojat

Qëlluan me vezë në drejtim të eskortës së Ramës në Durrës, arrestohen 2 persona

Qëlluan me vezë në drejtim të eskortës së Ramës në Durrës, arrestohen 2 persona

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

Zelensky thotë se SHBA-ja i propozoi Ukrainës të lëshojë Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Prindërit në hall – Pediatria publike drejt shuarjes, por “lulëzojnë” klinikat private me çmime të larta

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta është ndryshe

Aktgjykimi i radhës në Hagë- seanca vendimtare në rastin Thaçi 2

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Haxhiu nesër udhëton për vizitë zyrtare në Bruksel

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën