TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Banka Botërore me parashikime të zymta për gjendjen ekonomike në Maqedoninë e Veriut

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Banka Botërore me parashikime të zymta për gjendjen ekonomike në Maqedoninë e Veriut

Kriza energjetike, inflacioni i lartë dhe lufta në Ukrainë, sipas Bankës Botërore, do të ndikojnë që rritja ekonomike të jetë vetëm 2.1% të Bruto Prodhimit Vendor në vitin 2022, 2.7% në vitin 2023 dhe 2.9% në vitin 2024.

Inflacioni në nivel rekord pritet të rritet edhe më tej brenda vitit, duke mbyllur vitin 2022 me 12.3% sipas Bankës Botërore. Në vitin 2023 parashikohet inflacion prej 5.9%, ndërsa në vitin 2024 inflacioni pritet të jetë 2.6%

Banka Botërore rekomandon të zbatohen reformat, ndërsa përpjekjet politike të përqendrohen në rikthimin e qëndrueshmërisë fiskale dhe financiare.

“Me kanosjen e rrezikut të stagflacionit, shteti duhet të fillojë të zbatojë premtimet për reforma që mund të gjallërojnë momentumin e rritjes së mundshme në plan afatmesëm. Përpjekjet politike duhet të drejtohen drejt rivendosjes së qëndrueshmërisë fiskale dhe financiare, ndërkohë që ndërtohet elasticiteti social dhe klimë që do të zvogëlojë cenueshmërinë e vendit ndaj goditjeve dhe do të rindërtojë perspektivat e rritjes ekonomike në plan afatgjatë”, thonë nga Banka Botërore.

Ekonomistët theksojnë se ky është një raport serioz dhe duhet të merren parasysh të gjitha vërejtjet.

“Stagflacioni nënkupton stagnacionin ekonomik, domethënë zvogëlim të aktivitetit ekonomik, rënie ekonomike, rënie të aktivitetit ekonomik, plus kësaj nëse I shtojmë inflacionin dyshifrorë që e kemi tash, barazohet me stagflacionit. Ne nuk jemi ende në fazën e stagflacionit, jemi në recession, por nuk jemi në stagflacion, por të jemi të qartë, në raportin e bankës botërore sakt thuhet se mund të shkohet në një fazë të stagflacionit, kur kemi edhe resurse që kushtojnë shumë, kur forca e punëtorëve na mungon dhe të tjerë”, u shpreh Abil Baush, Ekonomist.

Baush tha se lidhur me këtë çështje më së shumti duhet të shqetësohen institucionet që e menaxhojnë situatën. Ekspertët rekomandojnë: kujdes me borxhin publik, kursime, kërkime për alternativa të energjisë elektrike. Ata rekomandojnë poashtu që shpenzimet në investime publike të jenë konkrete, të sakta dhe për to të kërkohen rezultate adekuate. / Alsat.mk

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ekspertja e OKB-së për sanksionet amerikane: E di se çfarë rrezikojnë njerëzit kur qëndrojnë kundër fuqive të mëdha

Ekspertja e OKB-së për sanksionet amerikane: E di se çfarë rrezikojnë njerëzit kur qëndrojnë kundër fuqive të mëdha

BE angazhohet për 10 miliardë euro investime në Ukrainë për rindërtim dhe zhvillim afatgjatë

BE angazhohet për 10 miliardë euro investime në Ukrainë për rindërtim dhe zhvillim afatgjatë

Nis hetim ndaj ish-drejtuesve të FBI-së dhe CIA-s

Nis hetim ndaj ish-drejtuesve të FBI-së dhe CIA-s

OKB i kërkon SHBA-ve të heqin sanksionet ndaj Albaneses

OKB i kërkon SHBA-ve të heqin sanksionet ndaj Albaneses

“20 vjet pa ujë të pijshëm” – Ankohen banorët e Batllavës

“20 vjet pa ujë të pijshëm” – Ankohen banorët e Batllavës

Gjenerali Irican dhe Murin diskutojnë rolin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë

Gjenerali Irican dhe Murin diskutojnë rolin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë

Spektakël nga Kosova në CS2, fiton me përmbysje ndaj Danimarkës

Spektakël nga Kosova në CS2, fiton me përmbysje ndaj Danimarkës

Analizat e Agon Zejnullahut u dërguan në Shkup, kritikohen institucionet

Analizat e Agon Zejnullahut u dërguan në Shkup, kritikohen institucionet

Policia fillon ndryshimet në nivelin komandues në disa komuna

Policia fillon ndryshimet në nivelin komandues në disa komuna

Vdekja e Agon Zejnullahut – Zbulohet dëshmia e dëshmitarëve të natës kritike

Vdekja e Agon Zejnullahut – Zbulohet dëshmia e dëshmitarëve të natës kritike

Prokuroria nis hetimet e kontratës për urat që po ndërtohen mbi Ibër

Prokuroria nis hetimet e kontratës për urat që po ndërtohen mbi Ibër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X