TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Analizat e Agon Zejnullahut u dërguan në Shkup, kritikohen institucionet

Analizat e të ndjerit, Agon Zejnullahu janë dërguar në Maqedoninë e Veriut për ekzaminim. Njohësit e drejtësisë thonë që kjo procedurë mund të zgjasë teksa kritikojnë institucionet që nuk i kanë dhënë prioritet funksionalizimit të laboratorit të toksikologjisë.

by Fetije Kamberi
10 muaj ago
2 0
A A

Më 6 shkurt, dolën fotografi për hapjen e Shërbimit të Toksikologjisë.

Madje, sipas ministrit në detyrë të shëndetësisë, Arben Vitia, kjo ndodhi për herë të parë në vendin tonë.

Madje Vitia tregoi edhe për analizat që mund të bëhen.

“Për herë të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, po hapet Shërbimi i Toksikologjisë. Me pajisjet më moderne analizat realizohen me saktësi dhe shpejtësi të lartë. Ky shërbim i avancuar mundëson analiza të sakta në rastet e helmimeve, përqendrimin e barnave në gjak, dhe identifikimin e drogave dhe substancave të tjera të rrezikshme, përmes testeve të specializuara.  Kjo zbatohet për herë të parë në shëndetësinë tonë dhe garanton trajtim të nivelit ndërkombëtar në rastet e helmimeve”, deklaroi Vitia.

Mirëpo, ky laborator duket që ende nuk është funksionalizuar.

Për këtë shkak analizat e 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu që vdiq në Lipjan më 7 korrik, janë dërguar në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë që në Institutin e Mjekësisë Ligjore thonë që për hapjen e  laboratorit të toksikologjisë duhet pritur deri në muajin shtator.

“Duke marrë parasysh natyrën jashtëzakonisht të ndjeshme të pajisjeve, si dhe kompleksitetin teknik të sistemit të gazrave i cili përdoret në këtë laborator, zhvendosja e tyre në një hapësirë ​​tjetër gjatë kësaj periudhe ka qenë e pamundur.Gjithsesi, gjatë kësaj periudhe kohore të mosfunksionimit të laboratorit, me urdhëresë të prokurorëve përkatës, një numër i caktuar i mostrave janë dërguar dhe do të dërgohen për analizim toksikologjik në vendet e rajonit dhe Evropës”, thuhet nga IML.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim nga Ministria e Drejtësisë dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Avokati, Yll Zekaj thotë që institucionet është dashur ti japin prioritet funksionalizimit të laboratorit.

“Kjo është një deklaratë banale, e cila nuk duhej të jipej për shkak që nuk guxojnë qytetarët e Republikës së Kosovës apo sistemi i drejtësisë të pret apo të vonoj në marrjen e analizave, përkatësisht rezultatet në marrjen e këtyre analizave për shkak që një objekt qenka në renovim. Ministria e drejtësisë është dashur ti jep prioritet, këtu është momenti që Ministrisë së Drejtësisë i lejohet edhe të bëj shpalljen e projekteve një burimore apo të kontraktoj në mënyrë një burimore sic ka bërë me dhjetëra e qindra kjo qeveri por të funksionalizoj sa më parë një institut kaq të rëndësishëm sic është Instituti i Mjekësisë Ligjore”, deklaroi Zekaj.

Sipas Zekajt, dërgesa jashtë vendit mund të zgjasë me muaj apo vite për shkak të agjendave të tyre.

“Ligji ka përcaktuar afatet e shkurtra, dmth brenda 30 dite duhet të përcaktohen analizat toksikologjike dhe jo më vonë se sa 60 ditë, në raste eventualisht të jashtëzakonshme dhe me ndonjë arsyetim bindës mund të shkojë edhe pak më gjatë gjithmonë duke e njoftuar prokurorin apo gjyqtarin në rastin konkret se pse kemi një vonesë të këtyre analizave. Kurse tani që IML deklarohet që nuk i ka në funksion laboratorët atëherë nën 1 nuk mund të i përcaktojmë agjendën ose prioritetet e shteteve tjera për të na dërguar analizat për nevojat tona”.

Për vdekjen e 27 vjecarit, Agon Zejnullahu në Lipjan të shtunën do të protestohet nga ora 11:00, para stacionit policor atje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Kurti në Armeni, diskuton me Nikol Pashinyan për marrëdhëniet dypalëshe

Kurti në Armeni, diskuton me Nikol Pashinyan për marrëdhëniet dypalëshe

Aksident në qendër të Prishtinës, këmbësori përfundon në QKUK

Aksident mes dy veturave në Klinë, tre të lënduar

Bajrami kritikon ashpër Qeverinë për liberalizimin e tregut të energjisë

Bajrami në Ditën e Lirisë së Shtypit: Gazetarët zbuluan shumë skandale

Asnjëherë në lavaman, vendi ideal për të hedhur vajin e përdorur të gatimit

Asnjëherë në lavaman, vendi ideal për të hedhur vajin e përdorur të gatimit

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Tragjedia ku vdiqën dy fëmijët në Durrës, banorët: Shoferi ka qenë problematik, jemi ankuar

Tragjedia ku vdiqën dy fëmijët në Durrës, banorët: Shoferi ka qenë problematik, jemi ankuar

Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Emisioni “VAR” sonte i kushtohet 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA

Emisioni “VAR” sonte i kushtohet 10-vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA

Kurti në Armeni, diskuton me Nikol Pashinyan për marrëdhëniet dypalëshe

Kurti në Armeni, diskuton me Nikol Pashinyan për marrëdhëniet dypalëshe

Aksident në qendër të Prishtinës, këmbësori përfundon në QKUK

Aksident mes dy veturave në Klinë, tre të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën