TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ballkani në Kazakistanin e largët për ta kompensuar humbjen në Prishtinë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ballkan historik, Dinamo bie në “Fadil Vokrri”

Ballkani ka marrë rrugën në Kazakistanin e largët me qëllimin e qartë.

Kampioni i Kosovës në futboll do të dalë në fushë kundër Astanas për ta kompensuar humbjen që ekipi nga Kazakistani ia shkaktoi në Prishtinë. Më 26 tetor Astana e mposhti 2:1 Ballkanin në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së tretë të Grupit C të Ligës së Konferencës, derisa për Ballkanin ishte humbja e parë si vendas në garat evropiane këtë edicion, përfshirë edhe ndeshjet kualifikuese.

Disfata nga Astana erdhi pas një serie prej pesë fitoresh në po aq ndeshje si vendas, ku skuadra suharekase mposhti Dinamo Zagrebin, BATE Borisovin, Lincolnin, Larnen dhe Ludogoretsin, madje nuk ka pësuar as gol në “Fadil Vokrri”, deri në përballjen me Astanan.

Të enjten prej orës 16:30 Ballkani në stadiumin “Astana Arena” do të përpiqet ta mposht Astanan për të mbetur në garë që të avancojë nga faza grupore. Në fakt rezultati pozitiv në këtë përballje i jep shpresa Ballkanit për të kaluar tutje. Aktualisht, Ballkani ka tri pikë, sa i kanë edhe Dinamo e Astana pas tri xhirove të zhvilluara. Këto tri skuadra pritet të luftojnë për vendin e dytë në grup, i cili garanton kalimin në raundin tjetër. Në grup prin Viktoria Plzeni me nëntë pikë të tubuara. Deri në fund janë edhe tri xhiro, kështu që gara është plotësisht e hapur.

Pas ndeshjes ndaj Astanas, Ballkani e pret Plzenin në Prishtinë në fundin e nëntorit, saktësisht me 30 nëntor, ndërsa duelin e fundit do ta luajë në udhëtim ndaj Dinamos në Zagreb, më 14 dhjetor.

Për ekipin nga Suhareka ky është edicioni i dytë rresht që paraqitet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Edicionin e shkuar, Ballkani këtë fazë e mbylli në pozitën e fundit në grup, ku në gjashtë ndeshje të zhvilluara regjistroi një fitore, një barazim dhe katër humbje. Kundërshtarë të Ballkanit ishin Slavia Praga e Çekisë, Cluji i Rumanisë dhe Sivasspori i Turqisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot Kosova-Austria, Dardanet synojnë fitore

“Dardanet” avancojnë në ranglistën e FIFA

Derbi Bashkimi – Trepça hap javën e tretë në Superligën e basketbollit

Trepça e Bashkimi, gati për duelet e radhës në FEC

Barcelona ndalet nga Parisi

Barcelona ndalet nga Parisi

Slavia i merr pikë Fenerbahçes në Stamboll

Slavia i merr pikë Fenerbahçes në Stamboll

Sot Kosova-Austria, Dardanet synojnë fitore

“Dardanet” avancojnë në ranglistën e FIFA

Tiranë: 59 protestuesve sot pritet t’u caktohen masat e sigurisë, prindërit mblidhen para gjykatës

Tiranë: 59 protestuesve sot pritet t’u caktohen masat e sigurisë, prindërit mblidhen para gjykatës

Publikohen pamjet e natës kritike në rastin e vrasjes së Dardan Gashit, dëshmitari pyetet për atë që shihet në video

Publikohen pamjet e natës kritike në rastin e vrasjes së Dardan Gashit, dëshmitari pyetet për atë që shihet në video

Dyshohet se sulmoi babanë e tij në Lipjan, dërgohet në psikiatri

Dyshohet se sulmoi babanë e tij në Lipjan, dërgohet në psikiatri

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Vetëplagoset me armë zjarri një person në Ferizaj, dërgohet në mbajtje

Vdes aksidentalisht një fëmijë në Suharekë

Vdes një punëtor në vendin e punës në Drenas

O’Brennan: Serbia s’është neutrale, por aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë

O’Brennan: Serbia s’është neutrale, por aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën