Skuadra e Ballkanit duhet ti kalojë edhe dy kundërshtarë për të qenë pjesë e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, në të cilën u paraqit dy herë rresht në të shkuarën.
Ballkani, të hënën ka mësuar kundërshtarin eventual të “play-offit” të Ligës së Konferencës, pasi është në raundin e tretë kualifikues.
Në këtë raund, Ballkani do të përballet me Shamrockun e Irlandës, me ndeshjen e parë që luhet të enjten në Prishtinë.
Nëse Ballkani eliminon këtë kundërshtar, atëherë në “play-off” do të përballet me fituesin e ndeshjes Larne – Santa Clara, skuadra që gjithashtu përballen në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.