TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haliti: Vendimi i Kushtetueses të zbatohet menjëherë, të arrihet konsensus për presidentin

by teve1
2 muaj ago
9
A A
Haliti: Vendimi i Kushtetueses të zbatohet menjëherë, të arrihet konsensus për presidentin

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me dekretin e presidentes, Vjosa Osmani për shpërbërjen e Kuvendit duhet të zbatohet menjëherë.

Sipas tij, të gjitha partitë politike duhet të nisin angazhimin për të arritur një konsensus të përbashkët për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet dhe duhet të fillojë menjëherë angazhimi i deputetëve dhe partive politike për të arritur një konsensus të përbashkët për zgjedhjen e presidentit. Ky duhet të jetë hapi i parë dhe i detyrueshëm për të gjithë”, ka deklaruar Haliti në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Megjithatë, ai ka shprehur zhgënjim për përmbajtjen e vendimit, duke thënë se ka pritur që ai të jetë më konkret.

Sipas Halitit, dekreti i presidentes Osmani ka qenë “absolutisht i padrejtë” dhe në kundërshtim me praktikat dhe parimet kryesore të demokracisë.

“Kam besuar se vendimi do të jetë më konkret, pasi dekreti i presidentes Vjosa Osmani ka qenë absolutisht i padrejtë dhe në kundërshtim me çdo praktikë dhe me parimet kryesore të demokracisë. Unë mendoj se askush nuk ka mandat, duke përfshirë edhe presidenten, për t’ua marrë mandatin 120 deputetëve. Nga ana tjetër, nëse ka vullnet për të shkuar në zgjedhje, nuk kam asgjë kundër, por duhet ta kemi parasysh se kemi tash një vit e gjysmë me beteja politike, me zgjedhje dhe me mosfunksionim të parlamentit”, ka shtuar ai.

I pyetur nëse brenda afatit prej 34 ditësh mund të arrihet një emër konsensual për presidentin, Haliti ka theksuar se përgjegjësia kryesore bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti.

“Topi është në duart e të dyja palëve, por përgjegjësinë për zgjedhjen ose moszgjedhjen e ka Vetëvendosje, konkretisht Albin Kurti. Kushtet dhe mënyra se si po insiston ai për zgjedhjen e presidentit e bëjnë të pamundur sigurimin e aleatëve, qoftë nga PDK apo parti të tjera”, ka theksuar Haliti.

Ndërkohë, sa i përket mundësisë për zgjedhje të reja, Haliti është shprehur se kjo varet nga vullneti politik i palëve, duke paralajmëruar se vendi tashmë ka kaluar një periudhë të gjatë me kriza politike dhe me mosfunksionim të Kuvendit.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm dekretin e presidentes për shpërbërjen e Kuvendit.

Vendimi erdhi pas shqyrtimit të ankesës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, me arsyetimin se dekreti I presidentes u shpall pas nisjes së procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në vendimin e sotëm kushtetuesja u jep deputetëve afat edhe 34 ditë për përfundimin e procedurës dhe e shfuqizon masën e përkohëshme të vendosur më 9 mars./teve1.info/

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftuan edhe në Kosovë

Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftuan edhe në Kosovë

Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për shkak të punimeve të asfaltimit

Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për shkak të punimeve të asfaltimit

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Specialja nis seancat “kundër administrimit të drejtësisë”, procesi vazhdon deri më 15 maj

E shtuna me temperatura deri në 37°C

E hëna me diell e vranësira, kushte të favorshme edhe për bujqësinë

Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftuan edhe në Kosovë

Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftuan edhe në Kosovë

Dua Lipa padit Samsungin për përdorim të paautorizuar të imazhit të saj

Dua Lipa padit Samsungin për përdorim të paautorizuar të imazhit të saj

Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për shkak të punimeve të asfaltimit

Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për shkak të punimeve të asfaltimit

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Specialja nis seancat “kundër administrimit të drejtësisë”, procesi vazhdon deri më 15 maj

E shtuna me temperatura deri në 37°C

E hëna me diell e vranësira, kushte të favorshme edhe për bujqësinë

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla thotë se faqja e saj në Facebook është sulmuar nga profile të rreme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën