TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Ballkani i Hapur” mblidhet në Beograd, do të diskutohen marrëveshjet për furnizim me ushqim e energji

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
“Ballkani i Hapur” mblidhet në Beograd, do të diskutohen marrëveshjet për furnizim me ushqim e energji

Ndryshe nga herët e tjera, të pranishëm në këtë samit do të jenë Hungaria dhe Turqia.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaqevski, do të presin ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto dhe ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

I pranishëm do të jetë dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnjë e Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija.

Megjithatë, sipas Radio Evropa e Lirë, Tegeltija nuk ia ka konfirmuar pjesëmarrjen presidencës së Bosnjës.

“Presidenca e Bosnjë e Hercegovinës nuk ka qëndrim për t’iu bashkuar iniciativës Ballkani i Hapur dhe as kryetari i Këshillit të Ministrave nuk ka ofruar hollësi lidhur me pjesëmarrjen e tij në Beograd”, ka thënë kabineti i Xhaferoviqit.

Sipas presidencës serbe, liderët pritet të takohen me përfaqësues të institucioneve që merren me tërheqje të investimeve dhe të grupeve të krizave për furnizim me ushqim dhe energji.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Tri nismëtarët e “Open Balkan”, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë dhe Zoran Zaev, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, e ideuan këtë koncept me qëllim të krijimit të një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor. /tch

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën