tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Balje nuk i jep asnjë informacion Prokurorisë lidhur me rastin e një dhunimi seksual gjatë luftës

tëvë1 nga tëvë1
22/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas njoftimit për media prokuroria ka kërkuar nga deputetja të dhëna lidhur me rastin.

Por, Balje sipas komunikatës ka thënë se nuk e di emrin e viktimës dhe se nuk ka kontakt me të.

“Gjatë intervistës, Prokuroria ka kërkuar nga deputetja Balje, të dhëna lidhur me atë që ka deklaruar në emision, për emrin e viktimës apo ndonjë informacion tjetër në mënyrë që prokuroria të kontaktojë me viktimën. Mirëpo, deputetja lidhur me këtë rast ka deklaruar se nuk e dinë emrin e viktimës dhe se nuk e ka as numrin e telefonit të saj, e as ndonjë informacion lidhur me kryesin e mundshëm të krimit”, thuhet në komunikatë, përcjellë Teve1.info.

Prokuroria Speciale iu bën thirrje të gjitha viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, që ta denoncojnë krimin në prokurorinë kompetente e cila garanton mbrojtjen e identitetit të tyre. Gjithashtu, i fton të gjithë qytetarët të cilët disponojnë me informacione relevante për rastet e tilla, ti raportojnë në prokurori e jo për këto raste fillimisht të diskutohet në emisione të ndryshme të karakterit argëtues.

Balje ka thënë se viktima e dhunës seksuale ka treguar se e njeh dhunuesin dhe se i dyshuari është pjesëtar aktiv i Policisë së Kosovës dhe se jeton në Graçanicë.

“Dua të ndajë një moment me ju që e kam përjetuar para një viti. Ka qenë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut një grua që ka përjetuar dhunë seksuale në kohën e luftës në Kosovë. E ka ditur kush është personi dhe e ka ditur se ku jeton ai. Ai e ka dhunuar disa herë atë dhe e ka njohur. Para një viti në komision ajo ka deklaruar se dhunuesi është pjesëtarë aktiv në Policinë e Kosovës dhe jeton në Graçanicë”.

Tags: Duda BaljeProkuroria e Kosoves

Gecaj: Automjetet e përdorura sot në veri, kanë mbet prej luftës së Kosovës

24/09/2023

Demhasaj: Nguten me deklarime, krerët shtetërore nuk guxojnë të japin deklarata të gabuara

24/09/2023

Nesër ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë në veri

24/09/2023

Griezmann “ngulit” bukur për epërsinë e dytë te Atletico Madrid

24/09/2023

Çollaku: Nuk shoh përkeqësim të situatës në veri sot e nesër

24/09/2023

Sveçla: Ka indikacione se ka më shumë sulmues të vrarë në veri

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.