TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Baleti Kombëtar i Kosovës shënon 50-vjetorin e themelimit

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​Baleti Kombëtar i Kosovës shënon 50-vjetorin e themelimit

Cermonia nis në ora 19:00, në sallën e sportit “1 Tetori”, në Prishtinë, ku të pranishmëve me nga një fjalë rasti i drejtohen Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Sinan Kajtazi, drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës.

Po ashtu, është paraparë ndarja e mirënjohjes për Ahmet Brahimaj, si dhe prezantimi i Pullës Postare nga Posta e Kosovës për nder të 50 vjetorit të themelimit të BKK.

Ndryshe, trupa e parë e Baletit të Kosovës u formua në vitin 1972. Balerinët e kësaj gjenerate u shkolluan në Shkollën e Mesme të Baletit në Shkup, nën udhëheqjen e regjisores Tatjana Petkovska. Në shkollë kanë diplomuar 25 valltare nga Kosova – 19 meshkuj dhe 6 femra.

Pas përfundimit të suksesshëm të shkollimit, shumica e balerinëve u kthyen në Prishtinë. Në kuadër të Teatrit Kombëtar të Kosovës u formua Baleti i Kosovës.

Balerinët e parë ishin: Ahmet Bahimaj, Abdurrahman Nokshiqi, Gani Loshi, Jonuz Beqiraj, Elez Nikqi, Rrustem Selca, Selajdin Kiqe, Rrustem Bajrami, Hysen Podrimcaku, Esma Mulla, Shqipe Hoxha, Enver Berisha, Shaban Shabanaj, Isa Bajraktari, Gani Shala, Enver Elshani, Sabrije Spahiu, Jashar Berisha dhe Nexhmije Selca.

Me punë dhe përkushtim, brezi i parë vuri në skenë shumë produksione të mëdha, duke përfshirë: “Sokol & Mirusha”, “Halili & Hajria”, “Bolero”, “Legjenda mbi ngadhënjimin”, “Romeo dhe Zhuljeta”, “Kënga e Rexhes”, “Besa”, “Don Kishoti”, “Fyelltari”, “E bukura More”, etj.

Në vitin 1985, Ahmet Brahimaj u emërua drejtor i Baletit të Kosovës.

Gjenerata e parë dha një kontribut të çmuar në ngritjen e skenës artistike në Kosovë. Jashtë Kosovës, baleti performoi me shumë sukses në të gjitha skenat e ish-Jugosllavisë. Ata gjithashtu morën pjesë disa herë në Festivalin Ndërkombëtar “Bienalen e Baletit” në Lubjanë dhe “Lojërat Verore në Dubrovnik”.

Në vitin 1991, balerinët e Kosovës u larguan me dhunë nga teatri. Në atë moment, baleti i ndërpreu të gjitha aktivitetet e tij.

Pas luftës, me ndihmën e disa kolegëve, Ahmet Brahimaj hapi shkollën e parë të mesme të baletit, në kuadër të shkollës së mesme muzikore “Prenk Jakova”.

Në vitin 2001, pas shumë vitesh mungesë, gjenerata e parë e Baletit të Kosovës u rikthye në skenë e shoqëruar nga valltarët e rinj të shkollës. Shfaqja e parë “Fyelltari” u shfaq me shumë sukses.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca në OKB: Mandati i UNMIK-ut ka përfunduar, Kosova gati për rol ndërkombëtar

Konjufca në OKB: Mandati i UNMIK-ut ka përfunduar, Kosova gati për rol ndërkombëtar

Kurti: Kushtetuta garanton funksionimin demokratik të institucioneve

Kurti: Kushtetuta garanton funksionimin demokratik të institucioneve

Due: Një takim i nivelit të lartë mes Vuçiqit dhe Kurtit duhet të bëhet sa më shpejt

Due: Një takim i nivelit të lartë mes Vuçiqit dhe Kurtit duhet të bëhet sa më shpejt

Konjufca: Serbia të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën si shtet sovran

Sezoni i fundit te Beshiktashi, Rashica largohet nga klubi i Stambollit

Sezoni i fundit te Beshiktashi, Rashica largohet nga klubi i Stambollit

Juventusi “blindon” talentin shqiptar, Durmishi rinovon deri në 2028-n

Juventusi “blindon” talentin shqiptar, Durmishi rinovon deri në 2028-n

Manuel Neuer, më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Manuel Neuer, më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën