I ftuar në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Bajrami theksoi se Kosova nuk ka nguti të arrijë marrëveshje me Serbinë.
“Ne nuk kemi nguti që të arrijmë marrëveshje me Serbinë dhe mendoj që jemi në kapacitete të plota si shtet për të arritur një gjë të tillë, por se sigurt nuk jemi ne ata të cilët duhet të vëhemi para kushtëzimit për të arritur marrëveshje edhe pse në një mundësi të artë do të duhej që të mos ta shfrytëzonim… Nuk është ajo që Kosova ka krijuar probleme në raport me Serbinë, ne kemi filluar t’i zbatojmë disa marrëveshje të cilat kanë qenë të nënshkruara nga Serbia. Unë mendoj që Kosova është duke u treguar palë konstruktive në bisedime”, tha Bajrami.
Më tej, ai tha se vizita e zyrëtarëve të lartë amerikanë në Kosovë konfirmon faktin që Kosova është aleati kryesor i ShBA-së në Ballkan.
“Vizita e zyrtarëve të lartë amerikan tregon që Kosova mbetet aleati i tyre në Ballkan. Mendoj që këto vizita kanë të bëjnë edhe me veprimet e fundit të Serbisë që kanë ndodhur, armatosja me armë kineze dhe deklarata e shthurura të përfaqësuesve të Serbisë kanë bërë që shteti amerikan të riafirmoj pozicionin e vet me aleatin e tyre kryesor, me Kosovën”, tha Bajrami.