TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bajrami: S’i ndalin halucinacionet – Abdixhiku u pajtua me Kurtin për shkarkimin e Agim Veliut

by Tëvë1
5 muaj ago
3
A A
Bajrami: S’i ndalin halucinacionet – Abdixhiku u pajtua me Kurtin për shkarkimin e Agim Veliut

Anëtari i Lëvizja Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka komentuar zhvillimet politike në vend pas dështimit për zgjedhjen e presidentit dhe shkuarjes në zgjedhje të reja.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ai fajësoi opozitën për situatën e krijuar, duke thënë se ajo nuk ka guxuar të dalë me kandidat.

“Kjo është një situatë për shkak të pezmit të madh që opozita e ka për shkak të fitores tonë që e kemi realizuar më 28 dhjetor. Edhe unë, nëse nuk gaboj, kam thënë që këta nuk kanë me dalë me një kandidat, sepse nuk guxojnë me dalë me një kandidat, për shkak se janë frikësuar që ne do t’ia votojmë kandidatin e parë që e qesin. Unë nuk besoj që kishin arritur me qit ndonjë kandidat – sido që të ishte, nëse opozita do të bëhej bashkë dhe do të propozonte një emër, kanë pasur frikë që ne do t’ia votojmë. Kjo nuk ka të bëjë me çështjen e presidentit, kjo ka të bëjë me faktin që Kurti është kryeministër dhe ata dëshirojnë me largu prej pushteti Albin Kurtin”, ka thënë Bajrami.

Ai shtoi se, sipas tij, kishte oferta konkrete për marrëveshje politike me Lidhja Demokratike e Kosovës, por që nuk u pranuan.

“Unë e kam dëgjuar këtë ‘marrëveshjen politike’, president konsensual, marrëveshje klasike – unë nuk e di a mundet dikush me dalë me shpjegu çka ka qenë nënkuptimi i kësaj. Ne LDK-së i kemi propozuar zëvendëskryeministrin e parë dhe katër ministri. Nuk mundem me i dhënë 10 ministri, sepse ata nuk i kanë as 15 për qind, i kanë rreth 13 për qind. Nuk mund ta ofendojmë vullnetin e popullit – çka nuk ta jep populli, nuk mund t’ua japim ne. I kemi ofruar mundësinë për të qenë pjesë e qeverisë, edhe kryeparlamentarin, por na thoshin jo, sepse mendonin që ne do t’i shkarkonim”, është shprehur ai.

Bajrami foli edhe për pretendimet e LDK-së lidhur me shkarkimet, duke përmendur rastin e Agim Veliu.

“Ata ankoheshin që ne mund t’ua shkarkonim ministrat, duke u bazuar në një rast si ai i Agim Veliut. Por për me shkarku kryeparlamentarin duhen 61 vota, e për disa procese edhe 2/3 – që i bie që ata vetë do të duhej të vinin dhe ta shkarkonin veten. Ne nuk mund t’ua ndalim halucinacionet që i kanë për vetveten. Ankoheshin edhe për shkarkime, por harrojnë që vetë Lumir Abdixhiku është pajtuar me Albin Kurtin për me e shkarku Agim Veliun, ia ka mbajt krahun në atë kohë”, ka deklaruar Bajrami.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen sa të nxituara, aq edhe të pabazuara

“InfoNata” 08.10.2026

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën