Një person në Prizren ka raportuar në Polici se vajza e tij 15-vjeçare është zhdukur që nga data 15 tetor.
Sipas raportit policor, prindi ka deklaruar se e mitura ka dalë nga shtëpia dhe prej asaj dite nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
“Më 18.10.2025 ankuesi m/k ka njoftuar policinë se vajza e tij 15 vjeçare ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë./teve1.info/