TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avokati i Popullit: Shpronësimet në veri nuk e kanë pasur qartësinë e duhur

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Avokati i Popullit: Shpronësimet në veri nuk e kanë pasur qartësinë e duhur

Avokati i Popullit ka publikuar opinion në lidhje me procesin e shpronësimit në komunat Leposaviq dhe Zubin Potok të Republikës së Kosovës. Ky Opinion ka ardhur si rezultat i ankesave të banorëve të komunave të Leposaviqit dhe Zubin Potokut, të cilët janë ankuar për mënyrën se si është zhvilluar ky proces i shpronësimit.

“Avokati i Popullit duke pasur parasysh faktin se për këtë çështje është iniciuar procedurë gjyqësore, nuk është lëshuar në vlerësim meritor, por i paraqet vetëm pikëpamjet e tij në vështrim të mbrojtjes së të drejtës së pronës, si e drejtë e njeriut e garantuar me Kushtetutën e Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në opinionin e Avokatit të Popullit thuhet se ka vërejtur se vendimet e nxjerra para dhe gjatë procesit të shpronësimit nuk e kanë pasur qartësinë e duhur sa i përket qëllimit legjitim për të cilin është bërë shpronësimi dhe kjo ka bërë që mos të përmbushet në mënyrë të plotë kushti ligjor për bërjen të ditur të qëllimit të ligjshëm publik.

“Avokati i Popullit ka vënë në dukje obligimin pozitiv të institucioneve të Republikës së Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve në drejtim të qartësimit të qëllimit legjitim dhe interesit publik, në mënyrë që ndërhyrja në pronat e pronarëve, për qëllimet e shpronësimit të jenë të qarta, të dukshme dhe të lejueshme|, thuhet në opinionin e Avokatit të  Popullit.

“Përveç argumentit të theksuar më sipër, Avokati i Popullit ka vërejtur se Qeveria dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) kanë zhvilluar veprimet e tjera procedurale lidhur me çështjen e shpronësimit në komunat Leposaviq dhe Zubin Potok, duke nxjerrë vendime për shpalljen e atyre zonave me interes të veçantë, miratimin e vendimeve të tjera përcjellëse, mbajtjen e dëgjimeve publike dhe nxjerrjen e vendimit preliminar dhe përfundimtar, veprime këto të bazuara në Ligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme”, përfundon opinioni i Avokatit të Popullit.

Tags: avokati i popullitSerbiashpronësimet në veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Njësia e përbashkët ushtarake me Shqipërinë, LVV thotë se do ta jetësojë – ushtarakët skeptikë

Njësia e përbashkët ushtarake me Shqipërinë, LVV thotë se do ta jetësojë – ushtarakët skeptikë

Nisja e FSK-së në Gaza, oficerët të përgatitur për çdo skenar

Nisja e FSK-së në Gaza, oficerët të përgatitur për çdo skenar

Vizita e kongresmenëve – cilat janë pritjet e preshevarëve?

Vizita e kongresmenëve – cilat janë pritjet e preshevarëve?

Ulutash e Hoxha flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Hamza në Skenderaj: Shtetit i duhet një kapitull i ri

Hamza në Skenderaj: Shtetit i duhet një kapitull i ri

Kurti premton çerdhe publike, investime në ujësjellës e rrugë në Han të Elezit

Kurti premton çerdhe publike, investime në ujësjellës e rrugë në Han të Elezit

Kosova humb miqësoren kundër Çekisë

Kosova humb miqësoren kundër Çekisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën