TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Avokati i familjes Bunjaku kërkoi burgim të përjetshëm për të akuzuarit e sulmit terrorist në Banjskë

Blagoje, Sasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq përsëri kanë mohuar përfshirjen e tyre në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, përkundër që Prokuroria Speciale ka prezantuar sot një pjesë të provave, ku shihen edhe tre të akuzuarit. Njëri nga ta i falënderoi mjekët në QKUK për trajtimin që ia bën, përderisa gjykata lëshoi letër rreshtime ndërkombëtare për 41 të pandehurit e tjerë.

nga Florijeta Dernjani
17 Prill, 2025
1 0
A A

Prokuroria Speciale ka prezantuar një sërë provash, në gjykimin për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq duken qartë në disa prej tyre.

(ndonjë pamje të provave ku duken të akuzuarit. Nëse nuk e gjen, e marrim prej aktakuzës një foto)

Në seancën e së enjtes, Prokurori Special, Naim Abazi tregoi se qëllimi kryesor I sulmit ishte shkëputja e komunave veriore dhe bashkimi i tyre me Serbinë.

Për t’u arritur ky qëllim, fillimisht u bë planifikim.

Në takimet e grupit, sipas Prokurorisë morri pjesë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bashkë me kryeterroristin në arrati, Milan Radojiçiq.

Për anëtarët e grupit u realizuan ushtrime fizike e taktike,

Përkundër gjithë këtyre provave, Spasojeviq, Toliq dhe Maksimoviq përsëri nuk e pranuan fajësinë.

“Nuk jam fajtor për veprën penale në këtë aktakuzë”, u deklarua Maksimoviq.

“Unë askënd nuk e kam sulmu me eksploziv, askënd s’e kam sulmu me armatim të rëndë, askënd nuk e kam vrarë, askënd nuk e kam lënduar. As që e kam pasë për qëllim që veriun e Kosovës ta shkëpusë dhe ta bashkojë me Serbi”, u shpreh i akuzuari Spasojeviq

I akuzuari Toliq, pranoi se ishte në Banjskë, por mohoi se dinte se çfarë ishte planifikuar të ndodhte atje.

Toliq që nga sulmi kishte mbetur i plagosur, pati falënderim për stafin mjekësor të QKUK-së për mënyrën se si e kishin trajtuar.

“Unë kam qenë i lënduar rëndë dhe se disa ditë, jam mjekuar në QKUK. Falënderim i madh, i kam borxh doktorit Skender Uka, ekipit të tij, të cilët atë ditë në mënyrë profesionale e kanë kryer punën e tyre dhe mua ma kanë shpëtuar jetën dhe për këtë gjë jemi pafundësisht falënderues unë dhe familja ime. Unë Vladimir Toliq, më 24.09.2023 në askënd nuk kam gjuajtur, dhe as që kam pas ndonjë qasje në mjete eksplozive”, tha ai.

Për këta të tre, përfaqësuesi i familjes së rreshterit të vrarë, Afrim Bunjaku, avokati Arianit Koci kërkoi burgim të përjetshëm.

Mbrojtja e të akuzuarve, pati kritika për përmbajtjen  e aktakuzës.

Për palët e dëmtuar u paralajmërua edhe një kërkesë për zhdëmtim.

E ndaj 41 të pandehurve të tjerë, Gjykata ka lëshuar letër rreshtime ndërkombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X