TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avdia thotë se pati debat të fort për Manastirin gjatë takimit të Osmanit e Escobarit

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Avdia thotë se pati debat të fort për Manastirin gjatë takimit të Osmanit e Escobarit

Analisti, Tomor Avdia po vlerëson se takimi i djeshëm i të dërguarit të posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabiel Escobar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani u përcoll me debat të fort.

Avdia, bazuar në pamjen e Osmanit e Escobar në konferencën e pas takimit, thotë se fytyrat e zbehta të tyre tregojnë se ka pasur përplasje të mëdha në debat.

“Dje 120 minuta, të përplasjes së ka pasur presidentja në zyrën e parë të shtetit me Escobarin ka qenë pikërisht për këtë vendim, debat të fort dhe pas takimit kam parë të dy fytyrat në afërsi kanë të verdha, të bardha, që ka pasur përplasje të mëdha në debatet e tyre”, është shprehur ai në emisionin ”Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Ndërkohë, ai deklaron se para takimeve të tyre të ndara me Escobar, Osmani e Kurti janë takuar fillimisht dhe kanë marr vendimin e përbashkët lidhur me Manastirin e Deçanit.

“Pas kësaj dihet që ka pasur edhe takim paraprak, kryeministri Kurti me presidenten në zyrën e saj, para takimit me Escobarin. Vendimi është marr paraprakisht,është zbatuar dhe i është dërguar Escobarit”, ka shtuar ai.

Sipas Avdiut, nëse realizohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, kjo do të shënjojë arritjen më të madhe që nga vendimi i Gjykatës së Hagës për pavarësinë e Kosovës.

“Anëtarësi i Kosovës në Këshillin e Evropës nëse realizohet dhe pritet të jetë në votë është një arritje shumë e madhe, thuajse më e madhe që pas vendimit të Gjykatës së Hagës që e ka dhënë legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës”, u shpreh ai.

Ndryshe, Escobar nga konferenca e përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar institucionet e Kosovës për vendimin e sotëm për Manastirin.

“Është shumë e rëndësishme vendimi i sotëm për Manastirin, ishte hap i domosdoshëm, sa ishte i vështirë. I falënderojmë institucionet e Kosovës për këtë hap”, është shprehur ai.

Ndërsa, Osmani ka thënë se me SHBA-të në krahë, çdo përpjekje e Serbisë do të dështojë, ashtu siç ka dështuar edhe me 24 shtator në Banjskë.

“Bashkë me Escobar diskutuam edhe për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin tonë, veçanërisht pas sulmit në Banjskë…Grupi terrorist dhe paramilitarë nga Serbia i përfshirë në këtë sulm duhet të përballën me drejtësinë në Kosovë për këtë akt të agresionit, pra duhet të këtë përgjegjësi. Serbia duhet që t’i ekstradojë të gjithë ata që ishin pjesë e planifikimit, financimit dhe organizimit të këtij akti të agresionit ndaj Kosovës dhe stabilitetit në rajon. Ndërsa ne do të vazhdojmë që t’i zbatojmë standardët më të larta për një gjykim të drejtë dhe do të vazhdojmë që të punojmë krahë për krahë me aleatët tanë në veçanti me SHBA-të që kufiri ynë të jetë i sigurt dhe që të parandalojmë sulme të tilla në të ardhmen, për çka jam e bindur që edhe në qoftë se Serbia në të ardhmen tenton një gjë të tillë përderisa punojmë së bashku me SHBA-të do të dështojë, ashtu siç ka dështuar edhe më 24 shtator”, ka thënë ajo. /teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Shtetasi i huaj arrestohet në Lipjan për dyshimin për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Hill: Nuk besoj e as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Ish-diplomati amerikan Hill vazhdon edhe sot dëshminë në Speciale

Pse ndodh ankthi i vjeshtës dhe si ta përballoni?

Parashikimi i motit sot kryesisht me diell, maksimalja shkon në 15°C

Xhaferi: Fitorja e Përparim Ramës në Prishtinë është mesazh për Kurtin

Xhaferi: Fitorja e Përparim Ramës në Prishtinë është mesazh për Kurtin

Pse nuk duhet ta mbështillni djathin në qese plastike

Pse nuk duhet ta mbështillni djathin në qese plastike

Pas Koçanit, protesta për viktimat e zjarrit zhvendoset në Shkup

Pas Koçanit, protesta për viktimat e zjarrit zhvendoset në Shkup

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Shtetasi i huaj arrestohet në Lipjan për dyshimin për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Zbulohen detaje nga mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Itali

Zbulohen detaje nga mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Itali

Facebook vendos t’i japë fund epokës së butonave “Like” dhe “Share” në këto vende

Facebook vendos t’i japë fund epokës së butonave “Like” dhe “Share” në këto vende

Hill: Nuk besoj e as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Ish-diplomati amerikan Hill vazhdon edhe sot dëshminë në Speciale

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Kosova U21 kërkon rezultat pozitiv ndaj Qipros

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën