tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Avdia për situatën në veri: E shoh si një lojë futbolli

teve1 nga teve1
27/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-diplomati, Tomorr Avdia, është pajtuar me deklaratën e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, ku thotë se veprimet e sotme të Policisë së Kosovës në veri ndaj bandave kriminale të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, janë legjitime.

Avidia, në emisionin “Info Nata”, tha se deklarata e presidentes është korrekte.

“Sigurisht, deklarata është korrekte. Asnjë shtet në qoftë se quhet pak demokratik në protesta të tilla, nuk ka raste kur plagosen disa policë, thyhen disa automjete dhe asnjë nga protestuesit jo, janë të mbrojtur, të pagërvishtur, dhe quhet provokim ose dhunë”, tha ai.

Sipas tij, gjuha e përdorur në këtë rast është tejkaluar nga ana diplomatike.

“Gjuha e përdorur në këtë rast është e tejkaluar nga ana diplomatike në raport, sepse vetë këta zyrtarë e kanë pasur të qartë se do të realizohet një veprim i tillë, dhe nuk mund të mbahen kryetarët e komunave sado që të jenë legjitim, të fshehur ose të kamufluar nëpër zyre ose nëpër kioske dhe të mos shkojnë në objekte të tyre zyrtare”, shtoi ish-diplomati.

Avdia është shprehur se këtë situatë e sheh si një lojë futbolli, ku Kosova është në avantazh kundër Serbisë.

“Unë e shoh si një lojë futbolli e fortë, e cila ka filluar kur ne jemi 1-0 në avantazh, por loja ka më shumë se 90 minuta. Këta 90 minuta, për mendimin tim janë rreth 60 ditë. Në qoftë se shteti jonë, me kapacitet që i ka dhe me mbështetjen, me veprimet e saj e ruan status-quo e krijuar, dhe e ruan në mënyrë lidhore, juridike, profesionale siç e kanë bërë policët gjatë ditës së sotme. Pastaj, situata ndryshon dhe vetë aktori, i cili shkakton këtë dhunë dhe instrumentalizon këto grupe kriminale banditeske në veri, ai ka të pa mundshme për ta realizuar qëllimin e tij dhe në bisedime do të ketë një raund të shpejtë të dialogut. Jemi në avantazh në këtë moment”, shtoi ai.

Pas përshkallëzimit të situatës në veri, ShBA ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për masa të dhunshme në veri. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se këto aksione të Qeverisë së Kosovës po përshkallëzojnë situatën në veri. Ndërsa, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale në veri janë legjitime. /teve1.info/

Tags: situata ne veriTomorr AvdiaVjosa Osmani

Të ngjashëm

LAJMET

Parashikimi i motit për nesër

27/05/2023
LAJMET

Burri nga Kosova dyshohet se e vrau gruan e tij 37-vjeçare në Zvicër

27/05/2023
Foto ilustruese
LAJMET

Kurti: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

27/05/2023
LAJMET

Shefi i EULEX-it: Zgjedhjet e fundit në veri nuk ofrojnë zgjidhje afatgjatë

27/05/2023
LAJMET

8-vjeçari që u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar vdekjes

27/05/2023
LAJMET

Anulohet tenderi për QKMF-në në Fushë Kosovë

27/05/2023

Ligji për skemat pensionale – duhet miratuar dhe të hyjë në fuqi deri më 15 Korrik, në të kundërtën të afektuarit mund të kërkojnë kompensim nga shteti

27/05/2023
0

Shkruan: Ardian I. Bajraktari, Avokat Ligji i ri për skemat pensionale të financuara nga shteti, nëse nuk miratohet dhe nuk...

Këto janë arsyet pse e zeza mbetet e preferuar në veshje

27/05/2023
0

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Siç tregojnë...

Parashikimi i motit për nesër

27/05/2023
0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti për nesër  parashihet të jetë me diell dhe vranësira të...

Burri nga Kosova dyshohet se e vrau gruan e tij 37-vjeçare në Zvicër

27/05/2023
0

Të premten një grua, 37 vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey, Vaus. Ajo...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.