tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Avdia analizon foton nga takimi Osmani-Rama

tëvë1 nga tëvë1
08/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti, Tomorr Avdia ka analizuar fotografinë e takimit në mes të presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama të mbajtur javën e kaluar në Tiranë.

Ai ka thënë se në këtë fotografi shihet dominanca e treguar nga Rama në rastin kur ai ka tërhequr më tepër se sa duhet dorën e Osmanit, që sipas tij ajo është afruar deri të krahu i majtë.

“Rama ka luajtur këtu me disa nuanca, ku ka vendosur një kollare me ngjyra të shfrenuar, por ka përdoruar edhe elemente të flamurit të Kosovës, ka përdoruar edhe nuancat bardhë të cilat krijojnë edhe një ngjyrë ndryshe, ka vendosur një statik të cilin Rama e përdorë që tre muaj në anën e majtë sipër zëmrës, në atë pjesën shiriti i kuq me një pikë të zezë…Në këtë rast ajo çfarë në këtë ceremoni dhe foto zyrtare është dominanca e pakontrolluar e Ramës tek dora e Osmanit, ku në këtë rast dora duhet që të jetë në një format ndryshe, jo ku është tani sepse duket dora shumë e tërhequr…Rama duhet të jetë më i kujdesshëm në këtë rast, që të shkojë dora aty ku duhet, jo në rastin ku është tani, se duket që ka pasur një tërheqje jo të qëllimshme, por të pakujdesshme…kjo nxjerrë keq në takime të rëndësishme duke i përfshirë edhe këto të takimit të lartë”, ka deklaruar ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1.

Avdia po ashtu ka kritikuar fotografinë që është ndarë me publikun nga kabineti i Osmanit, duke thënë se një gjë e tillë nuk tolerohet në raste kur Osmani paraqitet jo mirë.

“Jo nuk e shoh që është vendosur nga kabineti i Osmanit për një efekt të tillë, kjo është pakujdesi dhe nuk duhet të lejohet sepse ata duhet që të jenë të kujdesshëm…”.

Fiorentina “pa mund të madh” ndaj Cagliarit

02/10/2023

Broja “protagonist për blutë” në fitoren ndaj Fulhamit

02/10/2023

DASh thotë se nuk i ka verifikuar raportet se Serbia ka tërhequr trupat në afërsi të kufirit me Kosovën

02/10/2023

Kuçi: Jam i bindur që ish-krerët e UÇK-së do të dalin faqebardhë

02/10/2023

Kuçi: Nëse KFOR-i merr veriun, Kosova kthehet para 17 shkurtit të 2008-ës

02/10/2023

Kuçi: Rama nuk do duhej ta bënte publikisht propozimin për tryezë, Kosova nuk e pranon ndjenjën e paternalizmit

02/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.