TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Autoriteti i Dosjeve: Ilir Meta, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit

nga tëvë1
27 Korrik, 2022
0
A A
Autoriteti i Dosjeve: Ilir Meta, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit

Meta i hodhi poshtë këto akuza duke thënë se janë të motivuara politikisht.

Sipas dokumentit të këtij institucioni, të cilin e ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, kërkohet miratimi i disa ndryshimeve ligjore, të cilat më pas japin mundësinë e riverifikimit të figurave që janë pajisur me “certifikatën e pastërtisë”.

Në dokument thuhet se emri i Metës ka rezultuar në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

“…Ilir Meta, i pajisur me certifikatë të pastërtisë së figurës nga Komisioni Mezini dhe Bezhani, e konfirmuar nga ana jonë me vendim të datës 28.04.2017, rezulton se në fakt figuron në dokumentet e krijuara nga strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit”, thuhet në dokumentin e dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu, autoriteti shkruan se, “me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më dhe në përndjekje të qëllimit për të mundësuar që personat që ushtrojnë detyra shtetërore aq më shumë ato subjekte që ushtrojnë detyra të larta, duhen bërë disa ndryshime në Kodin Zgjedhor”.

Ish-presidenti Meta hodhi poshtë akuzat se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.

“Është për të ardhur keq për sjelljen e Autoritetit të manipulimit të dosjeve”, u shpreh Meta.

“Me një e-mail anonim, që kur të zbulohet do gajaseni të gjithë, na qenka zbuluar që pas 30 e ca vitesh, I.M. qenka ky njeri i cili që në mars të vitit 1992 është bërë deputet dhe iu është nënshtruar të gjithë filtrave të të gjithë komisioneve të të gjitha kohërave”, shtoi ai.

Ky lajm u bë i ditur dy ditë pasi Meta përmbylli mandatin e tij 5-vjeçar si president dhe u rikthye në partinë që e kishte themeluar vetë, Lëvizjen Socialiste për Integrim, të cilës me rikthimin e tij iu ndryshua emri në Partia e Lirisë.

Ai, bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është shpallur person i padëshiruar nga SHBA dhe Britania e Madhe, kanë thënë se i janë rikthyer jetës politike me idenë që të jenë opozitë e kryeministrit Edi Rama./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rusia sulmon në Kiev, të paktën katër të vrarë

Rusia sulmon në Kiev, të paktën katër të vrarë

Sulmet amerikane synojnë ndalimin e kërcënimit bërthamor iranian, thotë përfaqësuesja e SHBA-së në OKB

Sulmet amerikane synojnë ndalimin e kërcënimit bërthamor iranian, thotë përfaqësuesja e SHBA-së në OKB

Izraeli pretendon se ka goditur një objekt prodhimi raketash në Shahrud të Iranit

Izraeli pretendon se ka goditur një objekt prodhimi raketash në Shahrud të Iranit

Trump: Do ta zgjidhi sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë

Trump: Ne i morëm bombën nga duart Iranit

Rusia sulmon në Kiev, të paktën katër të vrarë

Rusia sulmon në Kiev, të paktën katër të vrarë

Auto Draft

Përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

Mot i ngrohtë të hënën

Sulmet amerikane synojnë ndalimin e kërcënimit bërthamor iranian, thotë përfaqësuesja e SHBA-së në OKB

Sulmet amerikane synojnë ndalimin e kërcënimit bërthamor iranian, thotë përfaqësuesja e SHBA-së në OKB

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

Dy të lënduar në një aksident komunikacioni në Prishtinë

Izraeli pretendon se ka goditur një objekt prodhimi raketash në Shahrud të Iranit

Izraeli pretendon se ka goditur një objekt prodhimi raketash në Shahrud të Iranit

MINT thotë se ka shtuar kontrollet në teren për të mënjanuar çrregullimet në treg

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X