TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Autoblinda amerikane për FSK-në – Tëvë1 mëson se edhe disa të tjera do vinë ditëve në vijim

Të martën ka arritur edhe një kontingjent me autoblinda amerikanë të cilët janë prokuruar bazuar në planin bilateral të blerjeve me SHBA-të, shtet më shtet. Sipas ministrisë së Mbrojtjes ngjashëm do të vijnë edhe ditëve në vijim. Ish-deputeti i VV-së, Enver Dugolli ka thënë se përveç autoblindave, FSK do të forcohet edhe me armatim tjetër në vijim i cili parasheh planin gjithëpërfshirës deri në vitin 2018. Ndërkaq njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi deklaroi se kjo blerje tregon nivelin e lart të bashkëpunimit me SHBA-të.

nga Venhar Isufi
3 javë më parë
1 0
A A

Mëngjesi i së martës e gjeti hapësirën e kazermës “Adem Jashari” me makineri të rënda.

Aty u vendosën këta autoblindë që janë të prodhimit amerikan. Ngjashëm ndodhi edhe para disa ditësh.

Krejt kjo pasi që Ministria e Mbrojtjes tashmë ka blerë dhjetëra automjete te blinduara të cilët janë prokuruar bazuar në planin e blerjes shtet më shtet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Se edhe një kontingjent ka mbërritur të martën në bazën ushtarake të FSK-së, e konfirmoi Liridona Gashi nga Ministria e Mbrojtjes.

“Konfirmojmë se kemi pranuar edhe një kontingjent tjetër të automjeteve të blinduara, prodhim i ShBA”, ka thënë Gashi.

Ish deputeti i LVV-së, Enver Dugolli thotë që kjo marrëveshje bilaterale me ShBA- e cila është në planin gjithëpërfshirës që mundëson furnizimin me pajisje luftarake të mesme dhe të rënda, tregon se ShBA-të mbeten përkrahës të Kosovës.

“Arritja e këtij kontingjenti të mjeteve të blinduara është vetëm një segment i shumë blerjeve, prokurimeve që janë bërë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj ky fakt duhet të na gëzoi e na gëzon çdo ditë. Nuk qëndrojnë akuzat që ne i kemi prishë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë pikërisht SHBA-të të cilat janë partneri kryesor i rritjes së kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës”, ka thënë Dugolli.

Ai shtoi se FSK do të armatoset edhe më shumë në muajt e ardhshëm.

“Do të arrijnë edhe pjesë të tjera edhe sisteme të tjera të armatimit edhe armatim i sofistikuar i nevojshëm për ngritjen e kapaciteteve për përmbushjen e këtij plani gjithëpërfshirës”, ka shtuar ai tutje.

Edhe  njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi vlerëson se këto blerje tregojnë nivelin e lartë të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mendoj se ky i fundit me ASV tregon një nivel të lart bashkëpunimi edhe për disa automjete të cilat akoma janë në ardhje, pritet edhe kontingjenti tjetër. Në një formë, kjo e përkrahë FSK-në, na përkrahin me të gjitha aspektet. Krahas marrëveshjes për ndihmën ushtarako-teknike është parapa edhe në planin afatshkurta edhe afatmesëm të pajisjeve duke filluar nga armatimi i lehtë ushtarak deri te armatimi i rëndë”, ka thënë Ibishi.

Pas përfundimit të ardhjes së kontingjenteve të autoblindave amerikanë, Tëvë1 mëson se do të dalin detaje rreth numrit të tyre dhe blerjeve të armatimit që do të bëhen gjatë muajve në vijim nga ShBA-të.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fluksi aktual i pritjeve nëpër pikat e kalimit kufitar

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, deri 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Sot mot me vranësira e riga shiu

Nimani: Nëse LVV-ja zgjidhte Limajn për kryekuvend, ngërçi politik do të ishte kapërcyer

Nimani: Nëse LVV-ja zgjidhte Limajn për kryekuvend, ngërçi politik do të ishte kapërcyer

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Jashari këtë javë prezantohet te Milani

Jashari këtë javë prezantohet te Milani

Fluksi aktual i pritjeve nëpër pikat e kalimit kufitar

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, deri 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

T: Barcelona mbetet gjatë pa Ter Stegenin

Barça hap procedurë disiplinore ndaj kapitenit Ter Stegen

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Sot mot me vranësira e riga shiu

Nimani: Nëse LVV-ja zgjidhte Limajn për kryekuvend, ngërçi politik do të ishte kapërcyer

Nimani: Nëse LVV-ja zgjidhte Limajn për kryekuvend, ngërçi politik do të ishte kapërcyer

“Info Nata”- 04.07.2025

“Info Nata”- 04.07.2025

“Matrix”- 04.08.2025

“Matrix”- 04.08.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X