TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Austria i dëbon dy diplomatë rusë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Austria i dëbon dy diplomatë rusë

Austria i ka urdhëruar dy diplomatë të Ambasadës së Rusisë në Vjenë të largohen nga vendi.

Ministria e Jashtme e Austrisë tha në një komunikatë më 13 mars se dy diplomatët ishin “përfshirë në veprime që nuk janë në përputhje me statusin e tyre diplomatik”, dhe si rrjedhojë janë shpallur “persona të padëshiruar”.

Ajo nuk dha hollësi të tjera për diplomatët, apo për veprimet e tyre të dyshuara.

Një zyrtar austriak tha për Associated Press, në kushte anonime, se dëbimi i tyre lidhej me veprimtari spiunimi.

Ambasada ruse në Vjenë tha se asaj nuk iu dha asnjë dëshmi që mbështet dëbimin e tyre, duke e quajtur “të pabazë” vendimin e Austrisë.

Vendet e Perëndimit dhe Rusia ia kanë dëbuar diplomatët njëra-tjetrës në disa raste, prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

Austria, një anëtare e Bashkimit Evropian që mban qëndrim të neutralitetit ushtarak dhe kryeqyteti i të cilës është qendër e disa agjencive të OKB-së, kishte ngurruar fillimisht për të ndërmarrë veprime të tilla, por së fundmi ka dëbuar më shumë diplomatë rusë.

Në prill 2022, ajo i dëboi katër diplomatë rusë, pas trysnisë publike dhe nga BE-ja, si dhe katër të tjerë në shkurt 2023. Para fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ajo e dëboi një diplomat rus në gusht 2020./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Demokratët Evropianë: Pamjet në Serbi nuk janë të zgjedhjeve normale, por të një pushteti që mbron veten përmes frikës

Demokratët Evropianë: Pamjet në Serbi nuk janë të zgjedhjeve normale, por të një pushteti që mbron veten përmes frikës

Dhunë dhe tensione në zgjedhjet lokale në Serbi, sulmohen edhe gazetarët

Dhunë dhe tensione në zgjedhjet lokale në Serbi, sulmohen edhe gazetarët

Sulmet ajrore izraelite lënë gjashtë persona të vrarë në Gaza pavarësisht një armëpushimi

Sulmet ajrore izraelite lënë gjashtë persona të vrarë në Gaza pavarësisht një armëpushimi

Si ndryshuan çmimet e energjisë në Evropë një muaj pas fillimit të luftës në Iran

Si ndryshuan çmimet e energjisë në Evropë një muaj pas fillimit të luftës në Iran

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Albulena Haxhiu komandante supreme e FSK-së – Vjosa Osmanit nga 4 prilli i skadon mandati

27 vjet nga masakra e Belegut- familjarët kërkojnë një varr për më të dashurit e tyre

27 vjet nga masakra e Belegut- familjarët kërkojnë një varr për më të dashurit e tyre

“Pashë tmerr me sy”- rrëfim se si ndodhi helmimi i nxënësve në Podujevë në vitin 1990

“Pashë tmerr me sy”- rrëfim se si ndodhi helmimi i nxënësve në Podujevë në vitin 1990

Skandali i ekspozitës për masakrat, protestë të hënën-organizatorët kërkojnë falje

Tronditen dokumentuesit -ekspozita që “masakroi” masakrat

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Aksident në Mitrovicë, lëndohen gjashtë persona

Gjatë javës së ardhshme do të ketë ngritje të temperaturave

Moti gjatë javës së ardhshme vlerësohet i favorshëm për bimët dhe tokën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën