TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Athina dhe Beogradi synojnë përçarjen e faktorit shqiptar

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Koci: Refuzimi i kërkesës për shtyrjen e afatit për targat, mundësi për trazira

Shkruan: Melazim Koci

Samiti i Athines i ftuar nga kryeministri Micotakis ishte vetëm “Maja e Ajsbergut” të një projekti afatgjatë, që sërish shpërfaqi kordinimin greko – serb, për përcarjen dhe margjinalizimin e faktorit shqiptar në Ballkan.

Mos ftesa për kryeministrin Edi Rama nuk mund të justifikohet me rastin Beleri dhe është evidente që pos tjerash kishte synim thellimin e përcarjes ndërshqiptare.

Mjerisht përcarja Tiranë – Prishtinë kishte filluar shumë më herët dhe fillet i ka te “Ballkani i Hapur”, që paradokohe njëanshem u braktisë nga Edi Rama. Kërkesat e sërishme të Beogradit, Shkupit dhe disa faktorëve tjerë të jashtëm që “Ballkani i Hapur” të mbetet i gjalle, paralelisht me “Procesin e Berlinit”, katerciperisht e bëjnë të qartë se ky projekt tinzar dhe antishqiptar nuk ka asnjë funksion tjeter pos përcarjes se Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ballkan i Hapur” nuk është gjë tjeter pos ide e vjeter e politikës serbomadhe “Ballkani – ballkanasve”, përmes të ciles aktualisht margjinalizohet Kosova, ndërsa në plan afatgjatë synohet përjashtimi i fuqive të mëdha nga zgjidhja e kontesteve në këtë rajon.

Rikthimi i “Procesit te Barlinit”, që bazament ka gjashtë subjekte të barabarta shtetërore, ka goditur ne themel “Ballkanin e Hapur”, fuqizon faktorin shqiptar (dy subjekte shtetërore) dhe rrjedhimisht ka frikësuar boshtin Athinë – Beograd.

Në këtë prizmë duhet analizuar dhe vështruar manovrimet e Athines dhe Beogradit, qe synojne rol liderist në Ballkan. Nëse synimi i Athinës për liderizëm në Ballkan deri diku mund të kuptohet (anëtare e NATO-s dhe BE-së), ndonëse jo edhe të miratohet, synimi i Serbisë për të aktruar liderin e Ballkanit është falsitet. Deklarimet e disa diplomatëve për pozitën qëndrore të Serbise në Ballkan dhe rrjedhimisht koncesionet që i bëhen janë të shpifura. Ato bëhen për të “zbutur” përkohësisht Beogradin dhe për të shmangur një konflikt tjetër në Ballkan, deri në mbyllje të luftës në Ukrainë.

Pa dalje në deti, e rreshtuar pas Rusise dhe e rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s, Serbia është shumë larg të qenurit faktor dhe qendër e Ballkanit.

Vështruar nga këndi i gjeopolitikës, pozicionin qëndror në Ballkan e disponojnë Shqipëria dhe Kosova, sepse bashkërisht kontrrollojnë hapësiren që shtrihet nga Otranto deri te Maja e Panciqit. Këtu qëndron dhembja dhe frika e Athinës dhe Beogradit.

Synimi i Serbise për të aneksuar Veriun e Kosoves nuk ka objektiv vetëm pasuritë minerare, por edhe Majen e Panciqit, prej nga kontrrollohet i gjithë Ballkani.

A do të dijnë shqiptarët të kapitalizojnë këto favore gjeopolitike?

Fillimisht do të duhej të ruanin dhe thellonin aleancën me garantin e sigurisë dhe demokracisë në Ballkan dhe Evropë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hapi tjetër është flakja e përçarjes në raportet Tiranë – Prishtinë, që pos tjerash po e kultivojnë Athina dhe Beogradi.

Është koha e fundit që Shqipëria dhe Kosova të hartojnë pikat e përbashkëta në politikën e jashtme dhe kjo nuk duhet të frikësoj askë, sepse ne jemi nën ombrellën e sigurisë evroatlantike (Shqipëria – anëtare e NATO-s, Kosova – zgjatim i NATO-s).

Për fillim do të mjaftonte që Tirana zyrtare të rikonfirmoj se në asnjë rrethanë nuk ka kthim te “Ballkani i Hapur”, ndërsa Prishtina të le pas hatërmbetjet e viteve të fundit.

Unik dhe te bashkuar kemi ne pozicionin qëndror në Ballkan dhe jo Greqia dhe aq më pak Serbia.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale te Tëvë1

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

A do ta mbrojë KFOR-i Kosovën?

A do ta mbrojë KFOR-i Kosovën?

Politika në Kosovë nuk po e prodhon politikanin por figura atraktive për syrin e kamerës, niveli i serioziteti politik po bie

Politika në Kosovë nuk po e prodhon politikanin por figura atraktive për syrin e kamerës, niveli i serioziteti politik po bie

Fashizmi ishte arma e Vuçiqit

Fashizmi ishte arma e Vuçiqit

Daçiqi bën thirrje për dhunë, kush duhet të reagojë?

“Lëvizja e Deçanit” po mashtron, sepse Katolicizmi nuk është Shqiptarizëm!

Hyri me armë në depon e një marketi, i bie në tokë gjatë ballafaqimit me pronarin

Gjuajtje me armë zjarri në një shtëpi në Prishtinë, sekuestrohen 27 gëzhoja

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen tre persona në Pejë, u kapën në flagrancë duke shitur substanca narkotike

QEVERIA QËNDRON INDIFERENTE, EKSPERTËT I KËRKOJNË TË MARRË MASA  

Autoriteti i Konkurrencës thirrje bizneseve të ndalojnë rritjen e “paarsyeshme të çmimeve”

Sot pritet vendimi për përplasjen Mbappe – PSG

Sot pritet vendimi për përplasjen Mbappe – PSG

Konferenca e Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq

Instituti gjerman: Normalizimi i marrëdhënieve, pengesa madhore për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë

Vdes Bastri Dubova, kandidat për deputet

Vdes Bastri Dubova, kandidat për deputet

Të “pakapshmit” e shtetit

Arrestohen gjashtë persona në Obiliq

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën