Mungesën e njohjeve të reja, politologu Fidan Ukaj e sheh si shqetësuese dhe si një dështim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
E profesori universitar, Afrim Hoti, thotë se për keqfunksionimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, fajtorë janë edhe qeveritë e kaluara.
Në rezolutat që të martën miratoi Parlamenti Evropian, iu bë thirrje 5 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.
Raporti i gazetarit Valmir Gallopeni.