TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Asnjë aplikues, anulohet konkursi për drejtor ekzekutiv në Spitalin e Mitrovicës

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Asnjë aplikues, anulohet konkursi për drejtor ekzekutiv në Spitalin e Mitrovicës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka anuluar konkursin për drejtor ekzekutiv në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka anuluar konkursin për drejtor ekzekutiv në Spitalin Rajonal të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, pasi nuk kishte aplikuar asnjë kandidat.

Reklamë

“Për shkak se nuk është paraqitur asnjë kandidat, anulohet pjesërisht Konkursi Publik me nr.prot. 496 i datës 09.02.2024, pozita nr.1 ‘Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë’”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Konkursi për tre drejtorë të përgjithshëm në tri spitale rajonale, në atë të Mitrovicës, Ferizajt dhe të Gjakovës, ka qenë i hapur nga 9 shkurti deri më 9 mars 2024, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në anën tjetër, ShSKUK i ka publikuar emrat e kandidatëve, të cilët i kanë plotësuar kriteret për të vazhduar garën për drejtor të përgjithshëm në Spitalin e Ferizajt dhe atë të Gjakovës.

Përmes një njoftimi, ShSKUK ka bërë të ditur se në konkursin për drejtor të Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, kriteret i kanë plotësuar: Gzim Shala, Jeton Zeqiri si dhe Ragip Bytyqi.

Ndërsa, për këtë pozitë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, kriteret i kanë plotësuar: Hilmi Shala, Afrim Dervishi dhe Besart Gashi.
ShSKUK kishte përmirësuar kriteret e konkursit për drejtor të spitaleve, të cilat kritere i kishte vendosur në kundërshtim me statutin e saj, teksa i ka quajtur si “gabime teknike”.

Kjo pasi, fillimisht, në kriteret e këtij konkursi, thuhej se kandidatët për këtë pozitë duhet të kenë së paku katër vjet përvojë profesionale, prej tyre dy në pozita udhëheqëse, i cili kriter ishte në kundërshtim me Statutin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

“Te kriteret dhe dokumentacioni i kërkuar, është bërë një gabim teknik sa i përket përvojës së punës. Menjëherë pasi kemi vërejtur këtë gabim teknik, Sektori i Burimeve Njerëzore ka lëshuar njoftimin me të cilin ka plotësuar – ndryshuar nga: së paku katër (4) vite përvojë pune profesionale, prej tyre dy (2) vite në pozitë udhëheqëse (vërtetim nga punëdhënësi dhe pasqyrën nga Trusti); ndryshohet në së paku gjashtë (6) vite përvojë pune profesionale, prej tyre tre (3) vite në pozitë udhëheqëse (vërtetim nga punëdhënësi dhe pasqyrën nga Trusti)”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

SPECIALE – Edhe një tentim, kë do propozojë VV sot për kryeparlamentar?

SPECIALE – Edhe një tentim, kë do propozojë VV sot për kryeparlamentar?

Dështim pas dështimi: Albulena Haxhiu pa mbështetje, vetëm një deputet i thotë “po”

Haxhiu: S’do të jem kandidate për kryeparlamentare

Haradinaj: Para fillimit të seancës do të kërkojmë një konsultë që të diskutojmë për kandidaturat

Haradinaj: Para fillimit të seancës do të kërkojmë një konsultë që të diskutojmë për kandidaturat

Murati: Shpresojmë që opozita t’i japë shancë konstituimit të Kuvendit

Murati: Shpresojmë që opozita t’i japë shancë konstituimit të Kuvendit

Dias firmos kontratë të re me Cityn

Lista Serbe ankohet në PZAP për vendimin e KQZ-së

Lista Serbe ankohet në PZAP për vendimin e KQZ-së

Xhaka me mesazh për tifozët e Sunderlandit

Xhaka kishte menduar se dikush po bënte shaka kur u kontaktua nga Sunderlandi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X