TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ashpërsohet gara për Ekitiken, një tjetër gjigant evropian do transferimin e francezit

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Ashpërsohet gara për Ekitiken, një tjetër gjigant evropian do transferimin e francezit

Hugo Ekitike pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës, pas një sezoni mbresëlënës me Eintracht Frankfurt. Sulmuesi francez ka tërhequr interesin e disa prej klubeve më të mëdha në Liga Premier.

Ndërsa Kupa e Botës për Klube po zë vendin e saj në qendër të vëmendjes, prapaskenat e merkatos vazhdojnë të lëvizin. Klubet angleze kanë nisur kontaktet për të siguruar përforcime para fillimit të sezonit të ri.

Ekitike, është shndërruar në një nga lojtarët më të kërkuar të repartit ofensivë në treg. Forma e tij në Bundesliga ka bërë që klubet e mëdha të lëvizin për të.

Aktualisht, po përflitet një garë e fortë mes Liverpoolit, Manchester Unitedit dhe Chelseat për shërbimet e tij. Në këtë garë është futur edhe Arsenali, që e ka përfshirë Ekitiken në listën e ngushtë të objektivave.

Mikel Arteta e sheh francezin si një zgjidhje të mundshme për sulmin, krahas Benjamin Sesko të Leipzigut dhe Viktor Gyökeres të Sportingut që janë në listën e dëshirave.

Eintracht Frankfurt nuk ka ndërmend ta shesë lirë yllin e tyre dhe ka vendosur një çmim të lartë për kartonin e tij. Klubet e interesuara duhet të jenë të gatshme të shpenzojnë shumë për të bindur gjermanët.

Pavarësisht konkurrencës, Ekitike duket i vendosur të ndërmarrë hapin e radhës në karrierë, dhe Liga Premier është destinacioni më i mundshëm për sulmuesin francez këtë verë.

Frankfurt nga ana tjetër synon që nga shitja e yllit francez të fitoj jo më pak se 80 milionë euro.

23-vjeçari e ka mbyllur sezonin e kaluar me 22 gola e 12 asistime në 48 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat dhe kjo ka bërë që ai të jetë në listën e top klubeve angleze.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arteta flet për humbjen turpëruese nga Fleetwood

Arteta flet për humbjen turpëruese nga Fleetwood

Roma i kthehet fitoreve, fiton ndaj Cagliarit

Roma vazhdon me fitore

Kosovari Ibrahimoviç shënon supergol në Gjermani

Kosovari Ibrahimoviç shënon supergol në Gjermani

Lazio spektakël në fushën e Sassuolos, fitore me 6 gola

Lazio spektakël në fushën e Sassuolos, fitore me 6 gola

Pacolli: Menaxhimi i mbeturinave mbetet sfida kryesore mjedisore në Kosovë

Pacolli: Menaxhimi i mbeturinave mbetet sfida kryesore mjedisore në Kosovë

Miratohen katër projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar me Suedinë dhe Belgjikën

Miratohen katër projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar me Suedinë dhe Belgjikën

Protestë kombëtare sot në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Protestë kombëtare sot në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Delegacioni i Asamblesë së NATO-s vizitë në Kosovë, agjenda e takimeve

Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

Kurti: 25 vjet pas humbjes së Millosheviqit dhe Sheshelit, humbën edhe pasardhësit e tyre politikë, Vuçiqi dhe Daçiqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën