Në prag të përfundimit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve të Azisë, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani prinë në listën e golashënuesve të kësaj gare.
Në gjashtë ndeshje të luajtura me fanellën e Gwangjus, ekip që bën gara në regjionin lindor të Championsit, Asani ka shënuar 7 gola dhe ka bërë një asistim.
Gwangju zë vendin e dytë në grup me 13 pikë, sa i ka edhe Yokohama Marinos e Japonisë, skuadra që kanë regjistruar nga katër fitore, një barazim dhe një humbje deri më tani.
Deri në fund të kësaj faze, Gwangju i ka edhe dy ndeshje për ti luajtur kurse Asani mund të përfundoj si top-golashënuesi i fazës grupore në të dyja grupet.
Asani i prinë listës së golashënuesve të Championsit të Azisë duke e lënë pas vetes edhe Cristiano Ronaldon.
Portugezi Ronaldo që luan për Al-Nassr ka shënuar 6 gola për ekipin saudit që është i treti në regjionin perëndimor me 16 pikë të tubuara pas 7 ndeshjeve të luajtura. Asani 29-vjeçar i ka luajtur 5 ndeshje në këtë garë dhe ka kontratë me ekipin nga Koreja e Jugut deri në fund të këtij viti.