TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Artistët që i thanë lamtumirë muzikës gjatë vitit 2023

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Artistët që i thanë lamtumirë muzikës gjatë vitit 2023

Viti 2023 u shënua me një varg largimesh nga tregu muzikor e që padyshim bujën me të madhe bëri largimi i reperit Fero i cili tashmë quhet Khattab. Por, ai nuk ishte i vetmi që braktisi këngët pasi edhe këngëtari i njohur Alban Ramosaj kishte njoftuar largimin nga muzika. Përveç tyre edhe reperi Nushi dhe Nodga viti që lëmë pas i përcolli jashtë muzikës.

Nushi, Alban Ramosaj, Fero dhe Nodga janë disa nga artistët që zgjodhën një rrugë tjetër gjatë 2023, atë jashtë muzikës.

Secili prej tyre dhanë arsye të ndryshme, dikush e la për fe, dikush për familje e dikujt ëndrra për muzikë iu zbeh.

Largimi i Feros nga muzika

Në gusht të vitit 2023 reperi Fero vendosi që përfundimisht ta lë muzikës për arsye fetare.

Vendim i Feronit Shabanit kishte ardhur pas trazirave në jetën e tij private, nga arrestimi për dhunë ndaj partneres së tij, Arbentina Ismajli dhe ndarja mes tyre.

Fero përmes një postimi në rrjete sociale kishte treguar se ka vendosur ta lejë angazhimin në muzikë dhe t’i përkushtohet fejës islame dhe familjes së tij.

Në mënyrë të çuditshme ai ka bërë thirrje që të mos i dëgjojnë më këngët e tij, ndërsa ka fshirë të gjitha fotot nga profili i tij.

Ai gjithashtu ka ndërruar edhe emrin, duke thënë se tani quhet Khatabb.

Ai vazhdimisht poston gjëra me elemente islame, madje kishte dhënë një intervistë “duke u shprehur i penduar për veprat e mëhershme”.

Ndërkohë, ky ndryshim i Feros erdhi pak pasi u arrestua për dhunë në familje.

Pas daljes nga paraburgimi ai dhe modelja e Arbenita Ismajli konfirmuan se janë ndarë.

Dyshja ishin bashkë për disa vite dhe janë prindër të një vajze. Gjatë kohës sa ishte në muzikë, ka qenë ndër reperët më të komentuar, dhe jo vetëm për shkak të muzikës së tij.

Alban Ramosaj

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Ramosaj po ashtu kishte vendosur ta lë muzikën në muajin gusht.

Ai përmes një letre kishte treguar se për një kohë të pacaktuar me arsyetimin se dëshiron të mbetet autentik dhe kjo është arsyeja pse po dëshiron të heqë dorë nga muzika dhe nuk po dëshiron që ndikimet e jashtme ta pushtojnë atë si artist

Largimi i tij nga muzika i dëshpëroi dëgjuesit e këngëve të tij.

Ai i ka kushtuar një letër publikut të tij nga ku ka shpjeguar arsyet që e kanë shtyrë për ta marrë këtë vendim.

“Si një nomad i ëndrrave, udhëtari niset në një rrugëtim ku çdo hap është një vallëzim me të panjohurën. Përmes peizazheve të ndryshme, ai nxjerr njohuri nga qilimi i fushave të jetës, dhe në këtë odishe kupton që vetë rrugëtimi bëhet një destinacion kuptimplotë”, kishte shkruar Ramosaj.

Ai në letër kishte thënë se dëshiron të mbetet autentik dhe kjo është arsyeja pse po dëshiron të heqë dorë nga muzika dhe nuk po dëshiron që ndikimet e jashtme ta pushtojnë atë si artist.

Ramosaj kishte shkruar se po e ndjen se është koha të bëhet egoist në mënyrë që ta shpëtojë veten, ta riparojë dhe ta pastrojë shpirtin nga ndotjet që i janë bërë.

Alban Ramosaj është kantautor, producent, regjisor dhe krijues i shtëpisë filmike “RA Film House”.

Gjysmëfinalist në “The Voice of Albania 3” & “Dance with me 3”. “Opening act” i këngëtares Emeli Sande në turin e saj Europian në Shqipëri.

Nushi

Nushi – njëreperët që ishte në ngjitje drejt suksesit në estradën shqiptare, kishte vendosur ta lërë muzikën.

Në një shkrim të publikuar në InstaStory, reperi emri i vërtetë i të cilit është Nush Mehmeti, deklaroi se nuk është më pjesë e shtëpisë diskografike që po menaxhohej deri më tani.

I njëjti kishte falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe ata që e kanë mbështetur, duke mos dhënë arsyet e largimit nga muzika.

“Kam vendosur ta ndalë muzikën komplet. Faleminderit atyre që më kanë dashur e më kanë përcjell gjatë këtij rrugëtimit tim të muzikës, në qoftë ai edhe vetëm një person”, kishte shkruar ai.

Noga

Pas Nushit, Alban Ramosajt dhe reperit Fero i cili befasoi të gjithë ndjekësit, edhe këngëtari Noga ka njoftuar se është larguar përfundimisht nga muzika.

Reperi Agon Abdullahu, ndonëse nuk ka qenë aktiv me projektet muzikore, ai kishte bërë të ditur se do ta lë përgjithmonë muzikën.

Këngëtari si arsye kishte përmendur familjena, shkollimin dhe biznesin familjar.

Nuk dihet nëse largimi i tyre do të jetë i përhershëm, apo do të ketë rikthim në muzikë, siç ndodhi me disa artistë si Flori Mumajesi apo Orgesa Zaimi.

Nga ana tjetër, artistët që hoqën dorë nga muzika për t’u fokusuar në një fushë tjetër gjatë viteve janë Ledina Çelo, Joana Smakaj, Anjeza Shahini, Leonora Poloska, Xhesi Jorgaqi, Xhesi Jorgaqi, Jonida Maliqi apo Orinda Huta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Owen Cooper bëhet aktori mashkull më i ri në histori që fiton Critics’ Choice

Owen Cooper bëhet aktori mashkull më i ri në histori që fiton Critics’ Choice

Jimmy Kimmel falenderon me ironi presidentin Donald Trump pas fitimit të Critics Choice Award

Jimmy Kimmel falenderon me ironi presidentin Donald Trump pas fitimit të Critics Choice Award

“One Battle After Another” dominon Critics Choice Awards 2026

“One Battle After Another” dominon Critics Choice Awards 2026

Rita Ora mahnit me veshjet gjatë paraqitjes së saj në New York

Rita Ora mahnit me veshjet gjatë paraqitjes së saj në New York

Vërshimet në Kosovë lajm edhe për mediat botërore

Vërshimet në Kosovë lajm edhe për mediat botërore

Kaçaniku nisi pastrimin e rrugëve, komuna u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm

Kaçaniku nisi pastrimin e rrugëve, komuna u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm

Rahoveci rrit subvencionin për lindjet, nga 500 në 600 euro

Rahoveci rrit subvencionin për lindjet, nga 500 në 600 euro

​Shpëtohen pesë familje të ngujuara nga vërshimet në lagjen “2 Korriku” në Mitrovicë

​Shpëtohen pesë familje të ngujuara nga vërshimet në lagjen “2 Korriku” në Mitrovicë

BKS: Rasti i sotëm për bastisje dhe hetim u hap nga ne, bazuar në raportin e Auditimit të Brendshëm

BKS: Rasti i sotëm për bastisje dhe hetim u hap nga ne, bazuar në raportin e Auditimit të Brendshëm

Përfundon aksioni i Prokurorisë së Prizrenit, 35 persona të arrestuar dhe sekuestrohen rreth 20 mijë euro

Përfundon aksioni i Prokurorisë së Prizrenit, 35 persona të arrestuar dhe sekuestrohen rreth 20 mijë euro

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Një grua gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Gjakovë, rasti nën hetime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën