Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, bashkë me psikologun Mirjete Pestishi Deliu në emisionin “Mesditë” në “Tëvë1” kanë filluar iniciativen e tyre së bashku që të ndihmojnë fëmijët autik në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve pasi që ajo ka shprehur pakënaqësitë e saj lidhur me mungesën e mbështetjes nga shteti.
Ajo theksoi se në veçanti shteti duhet të krijojë rregullore për mbështetje të fëmijëve autik financiare, pas për disa nga familjet janë të larta shpenzimet për të për shkak të rritjeve të çmimit.
Këngëtarja Arta Bajrami, e cila ka fëmijë me autizëm, kërkon nga komuna por edhe shteti që të marrë masa në këtë drejtim, konsideron se sa më shpejtë duhet të gjendet një zgjidhje për fëmijët me nevoja të veçanta.
“Ne njerëz jemi dhe prindërit nuk jetojnë gjithë dhe duhet dikush të kujdeset për këta fëmijë. Prandaj duhet të trajtohen sa më herët dhe dikur edhe t’i punësojnë, duhet punuar për talentin e tyre, secili e ka ndonjë të veçantë që me punë i zbulohet. Prandaj duhet integruar në shoqëri sa më shumë. Ka buxhet çdo vit Prishtina, andaj, mos ti harxhojnë por ti qojmë për fëmijet me autizëm, sepse më të vërtetë prindërit janë në hall”, tha Bajrami.
Tutje poashtu arta shprehur e mllefosur me shtetin duke thënë se vendi në të cilin gjendemi nuk jep mbështetje për deri sa merren ende me formimin e Qeverisë.
“Po shihet ne çfarë shteti jetojm kur nuk formohet Qeveria edhe nuk merren me sene te tjera e le ma me na ndihmu neve”, është shprehur Bajrami.