tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Arsyet përse ju bien flokët, gabimet që po i bëni

tëvë1 nga tëvë1
24/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe bien pas dushit, gjatë tharjes dhe krehjes.

Me përafërsi njeriu humbet 50 deri në 100 flokë në ditë. Ky mund të jetë një cikël normal i gjallërimit të flokut.

Megjithatë, në shumë raste numri i flokëve të rëna është aq i madh sa natyrshëm lind shqetësimi se mos vallë do të ngeleni shpejt pa asnjë  flok mbi kokë.

Nëse rënia e flokut nuk shkaktohet nga një problem shëndetësor, atëherë problemi qëndron tek rutina e përditshme.

Në këtë artikull do të mësoni për gjërat e përditshme që bëni, të cilat mund të shkaktojnë rënie të flokëve.

Krehja e flokut të lagur

Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato.

Ekspertët thonë se flokët e lagur janë shumë të brishtë dhe krehja duhet bërë kur floku të jetë i thatë.

Stresi

Stresi mund të shkaktojë ndryshime hormonale.

Studimet tregojnë se ndryshimet hormonale lënë shumë pasoja tek floku dhe përshpejtojnë rënien e tij. Mundohuni të menaxhoni stresin.

Kapjet e sforcuara të flokut

Nëse i mbani flokët të kapur, atëherë jeni më të prirur të prekeni nga rënia e flokëve.

Kapjet e sforcuara e shkulin flokun nga rrënja dhe ju bëjnë të humbisni shumë flokë.

Përdorimi i tepruar i tharëses

Përdorimi i tepruar i tharëses, piastrës dhe mashës i përcëllon flokët dhe shteron vajrat natyrale të tyre.

Një gjë e tillë e bën flokun pa jetë dhe nxit rënien e tij.

Ndryshimi i shampove

Ndryshimi i shpeshtë i shampove dhe produkteve të tjera për flokët nuk i jep kohë skalpit të kokës të përshtatet me këto produkte dhe substancat e tyre.

Shkaqe shëndetësore të rënies së flokëve

Flokët mund të bien edhe për arsye shëndetësore të ndryshme.

Shtatzënia, ndërhyrjet kirurgjikale, rëniet drastike në peshë dhe stresi kronik lënë pasoja direkt tek flokët.

Rënia e flokëve mund të jetë efekt anësor i ilaçeve kundër depresionit. Rënia e flokut mund të jetë e trashëgueshme, por edhe të shkaktohet nga problemet me tiroiden.

Anemia si pasojë e mungesës së hekurit mund të shkaktojë gjithashtu rënie të flokut.

Kjo zgjidhet duke ngrënë ushqime të pasura me hekur siç janë spinaqi, barishtet, mishi i viçit dhe fasulet.

Të ngjashëm

LIFE STYLE

12 shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

08/06/2023
LIFE STYLE

Dita Botërore e Oqeaneve

08/06/2023
LIFE STYLE

Disa nga ëmbëlsirat më të famshme në mbarë botën

07/06/2023
LIFE STYLE

Llojet e fluturave ‘të zhdukura’ rishfaqen në Mbretërinë e Bashkuar

07/06/2023
LIFE STYLE

Pesë profesionet më të mërzitshme, a e keni ju një prej tyre?

07/06/2023
LIFE STYLE

Gjëja e parë që nuk duhet të bëni nëse jeni pasagjer

06/06/2023

Murati: Kurti ngjau me të gjithë kryeministrat në tavolinën e bisedimeve

08/06/2023
0

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati duke folur për zhvillimet në veri dhe deklarimet e Qeverisë për shtrirje te...

Murati: Është joserioze të thuhet se emisari special po vjen dhe po sjellë kërkesat e Serbisë

08/06/2023
0

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se politikat që vijnë nga Uashingtoni, Kosovës i pëlqejnë apo jo, duhet...

Shehu për draftin e Ramës për Asociacionin: E zbeh sovranitetin e Kosovës

08/06/2023
0

Tritan Shehu, deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, thotë se është kundër veprimeve, si ai që ka marrë kryeministri...

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime e kolona në Prishtinë

08/06/2023
0

Reshjet e shumta të shiut sot kanë bërë që në disa pjesë të kryeqytetit të shkaktohen vërshime. Si pasojë e...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.