TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arsenali i bindur se nuk do ta përsërisë gabimin e edicionit të shkuar në garën për titull

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Arsenali “hakmerret” ndaj City, penalltitë i japin trofeun e parë sezonal
Skuadra e Arsenalit kaloi 248 ditë në krye të Premier Leagues sezonin e kaluar dhe në fund përfundoi duarbosh. Të dielën mbrëma, Arsenali mund të rikthehet në krye të elitës së futbollit anglez dhe të japë një deklaratë të madhe në proces.
Arsenali e pret kampionin në fuqi të Anglisë, Manchester City, në “Emirates Stadium” në një përballje mes dy ekipeve të para të sezonit të kaluar, që do të shihet si një matës i hershëm i synimit të londinezëve për titullin e kampionit. Arsenali u shpall kampion i Anglisë për herë të fundit në vitin 2004 dhe dukej se do t’i jepte fund pritjes edicionin e shkuar për ta ngritur përsëri trofeun, por dështoi në fund të tij.

Përfundimisht, Arsenali ra nën presionin e Cityt, që u shpall kampion edhe pse kishte kaluar periudhën më të gjatë në krye të tabelës pa u kurorëzuar me titull. Arsenali është përgjigjur në mënyrë mbresëlënëse pas zhgënjimit të sezonit të kaluar. Mposhti Cityn në “Community Shield” në muajin gusht dhe futet në ndeshjen e së dielës me një pikë më pak se City, ekip që vetëm javën e kaluar pësoi humbjen e parë në Premier League pas gjashtë fitoreve rresht në po aq ndeshje të luajtura. U mposht nga Wolverhamptoni me rezultatin 2:1. Por shpresat e Arsenalit për të fituar titullin këtë sezon mund të varen nga rezultatet në ndeshjet direkte kundër Cityt. Arsenali humbi të tri ndeshjet e tij kundër ekipit të Pep Guardiolas sezonin e kaluar, dy herë në ligë dhe një herë në Kupën FA.

Rezultati i përgjithshëm ishte 8:2 në favor të Cityt. Këto gjashtë pikë të marra në dy ndeshjet e ligës ishin diferenca në garën për titull, pasi City përfundoi i pari me pesë pikë më shumë se Arsenali. Kjo është arsyeja pse fitorja e Arsenalit me penallti në “Community Shield” ishte aq simbolike dhe u festua me gëzim nga Mikel Arteta pasi i dha fund serisë prej tetë humbjeve kundër Cityt. City ka qenë edhe më dominues në ligë ndaj Arsenalit, pasi ka fituar 12 ndeshje radhazi, seri që daton që nga viti 2017. Arsenali nuk e ka mposhtur Cityn në asnjë ndeshje në “Emirates” që nga viti 2015. Pasi e filloi sezonin në formë fantastike duke fituar gjashtë ndeshjet e para në ligë, City pësoi dy humbje rresht, nga Newcastle në Kupën e Ligës dhe më pas nga Wolverhamptoni. Të mërkurën mbrëma iu rikthye fitores pasi e mposhti Leipzigun në Ligën e Kampionëve.

“Pas disa paraqitjeve dhe rezultateve të dobëta, ne jemi kthyer përsëri dhe shpresoj se do të vazhdojmë me fitore”, tha mbrojtësi i Cityt, Rico Lewis. “Ndeshja e së dielës është një mënyrë për të vënë një vulë në sezon dhe më të vërtetë të sigurohemi që pjesa tjetër e ligës e di se ne synojmë të bëjmë të njëjtën gjë si sezonin e kaluar”.

Kjo është një ambicie e guximshme, duke pasur parasysh se City po tenton këtë edicion ta mbrojë “tripletën” e edicionit të shkuar pasi triumfoi në Premier League, Champions dhe Kupën FA. City do të jetë pa mesfushorin Rodri, i cili është i suspenduar. Ndërsa Arsenalit pritet t’i mungojë Bukayo Saka për shkak të lëndimit që e pësoi ditë më parë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Ndeshja Kosovë-Turqi, një biletë në tregun e zi deri në 500 euro

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

Organizatori i ekspozitës për masakrat në Kosovë reagon ndaj raportimeve për të dhëna të pasakta

PDK në mbështetje të protestës së OVL-UÇK-së për ekspozitën e masakrave në Kosovë

Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante

Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Përkushtohemi për të punuar me partnerë anembanë globit

​Rikthimi në politikë, a i humb beneficionet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

APK ka dërguar këtë vit 80 lëndë në prokurori nën dyshimin për korrupsion

​Mbi 1 mijë 400 zyrtarë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë, edhe tri ditë afat

Sulmet ajrore izraelite lënë gjashtë persona të vrarë në Gaza pavarësisht një armëpushimi

Sulmet ajrore izraelite lënë gjashtë persona të vrarë në Gaza pavarësisht një armëpushimi

Presidentja Osmani kujton masakrën e Belegut: 46 civilë u vranë brutalisht nga forcat serbe

Presidentja Osmani kujton masakrën e Belegut: 46 civilë u vranë brutalisht nga forcat serbe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën