Arsenali e ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit Ezri Konsa nga Aston Villa për afro 60 milionë euro.
Mbrojtësi 28-vjeçar i Anglisë ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për 12 muaj të tjerë.
Ai i ka kaluar testet mjekësore dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi, që është çështje kohe, ka shkruar “Sky” të premten.
Konsa është bërë transferimi i pestë i Arsenalit në këtë verë, pas Piero Hincapie, Illan Meslier, Christos Tzolis dhe Bruno Guimaraes.
Konsa mund të debutojë me Arsenalin pikërisht ndaj Aston Villas në “Villa Park”, më 31 gusht.








