TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrihet marrëveshje 1 milionëshe për energji të pastër

by teve1
9 muaj ago
2
A A
Arrihet marrëveshje 1 milionëshe për energji të pastër

Një milionë euro është vlera e skemës së nënshkruar mes KIESA dhe LuxDev për skemën e granteve për energji të pastër.

Në nënshkrimin e kësaj marrëveshje kanë marrë pjesë ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtitë, Rozeta Hajdari dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se nga kjo skemë do të përfitojnë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

“Qëllimi i kësaj konference është që t’i njoftojmë bizneset për nënshkrimin e marrëveshjes për zbatimin e skemës së granteve për energji të pastër, për përkrahjen financiare të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, e cila vjen si rezultat i mbështetjes financiare nga shteti mik i Kosovës – Luksemburgu, në vlerë prej 1 milion euro vetëm kjo skemë. Kjo skemë do të zbatohet nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si pjesë e projektit KSV/024, e zbatuar nga Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim, Zhvillim dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë”, tha ajo.

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se kjo marrëveshje vjen në kohën kur, siç tha ajo, mbi 700 biznese po operojnë në treg të lirë të energjisë.

“Kjo skemë vjen në kohën kur në Kosovë po zbatohet faza e dytë e liberalizimit të tregut, ku mbi 700 kompani operojnë tashmë në treg që nga 1 qershori i këtij viti dhe nuk është e rastësishme që në dizajnin e kësaj skeme do të kemi kujdes të shtuar për ndërmarrjet që operojnë në treg të liberalizuar edhe pse duhet ta ceki që ndërmarrjet tjera nuk janë të përjashtuara. Kjo është edhe një përpjekje e Qeverisë së Kosovës në bashkëpunim me partnerët, në këtë rast me LuxDev që të mbështes ndërmarrjet prodhuese dhe ta lehtësojë tranizicionin energjetik për ndërmarrjet prodhuese të Kosovës”, u shpreh Rizvanolli.

Ndërkaq, ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz tha se kjo skemë do të mbështes bizneset private.

“Me buxhetin prej një milioni për energji të pastër shënon një hap të përkushtimit tonë të përbashkët për të avancuar tranzicionin e Kosovës në energji. Kjo skemë do t’i ofrojë mbështetje të drejtpërdrejt sektorit privat, duke u mundësuar kompanive që të investojnë në energji solare, duke përmirësuar efiçiencën e energjisë por po ashtu edhe avancimin e procesit të prodhimit për të reduktuar humbjen e energjisë. Këto janë masa me të cilat do të ndihmojmë për të pasur kosto më të ulët për energji, të fuqizojmë konkurrencën dhe të kontribuojmë po ashtu për tranzicionin në energji të pastër në Kosovë”, përfundoi ai.

Vendimi i ZRRE-së për daljen e bizneseve të mëdha në tregun e lirë për energji ka hyrë në fuqi nga qershori, vendim ky i cili është kundërshtuar vazhdimisht nga bizneset dhe komuniteti i biznesit. Tregu i hapur energjetik, sipas komunitetit të biznesit dëmton ekonominë e vendit dhe rrezikon mbylljen masive të vendeve të punës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtria e Serbisë ushtrime të përbashkëta me NATO-n, përafrim a po lojë me dy karta?

Ushtria e Serbisë ushtrime të përbashkëta me NATO-n, përafrim a po lojë me dy karta?

LVV publikon sloganin për zgjedhjet e 7 qershorit

LVV publikon sloganin për zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Kosova është në krizë politike ekonomike e shoqërore

Hamza: Kosova është në krizë politike ekonomike e shoqërore

​Kurti nga Cyrihu: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar

Dua Lipa lanson “Dua by Augustinus Bader”

Haziri: Gara zgjedhore është mes Osmanit dhe Kurtit

Haziri: Gara zgjedhore është mes Osmanit dhe Kurtit

Si mund të votojnë qytetarët rezident që ndodhen përkohësisht jashtë vendit?

Ndikimi diasporës në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën