TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet për vrasje të bashkëjetueses dhe zjarrvënie

by teve1
2 javë ago
3
A A

Një 46-vjeçar nga Kosova, me inicialet B.G., është arrestuar nën dyshimin për vrasje të rëndë të bashkëjetueses së tij dhe për zjarrvënie në vendin e ngjarjes në Ulqin.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 00:30 të mesnatës, autoritetet janë informuar për një zjarr në një objekt banimi në lagjen Kodra.

Menjëherë pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur trupin e pajetë të një gruaje, fillimisht të paidentifikuar, e cila më pas është identifikuar si D.N. (36), shtetase e Shqipërisë.

“Policia, në një kohë shumë të shkurtër, identifikoi dhe vuri nën kontroll personin i cili dyshohet se gjatë natës kreu veprën penale të vrasjes së rëndë ndaj bashkëjetueses së tij, dhe më pas i vuri zjarrin vendit të ngjarjes, shtëpisë ku ata jetonin së bashku në lagjen Kodra në Ulqin. Departamenti i Sigurisë në Ulqin rreth orës 00:30 pas mesnate u njoftua se në një objekt banimi kishte shpërthyer zjarr. Zyrtarët policorë dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjetën trupin e pajetë të një personi të panjohur, i identifikuar më vonë si D.N. (36), shtetase e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se, pas veprimeve të shpejta hetimore, përfshirë marrjen e deklaratave, sigurimin e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe provave materiale, është identifikuar dhe vënë nën kontroll i dyshuari B.G.

Sipas dyshimeve të para, ai ka kryer vrasjen e rëndë dhe më pas i ka vënë zjarrin shtëpisë ku ndodhi ngjarja.
Prokurori shtetëror në Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

“Për rastin është njoftuar prokurori shtetëror në Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë. Zyrtarët policorë, në koordinim dhe me urdhër të prokurorit kompetent, kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për zbardhjen e rastit, kanë marrë deklarata nga disa persona dhe kanë siguruar pamje nga kamerat e sigurisë, si dhe prova materiale nga vendi i ngjarjes, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës. Veprimet e deritanishme policore dhe prokuroriale tregojnë dyshimin se B.G. ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, ka vënë zjarr në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar prej aty”, thuhet më tej në komunikatë.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Qendrën Klinike të Podgoricës, ku do të përcaktohen shkaqet e vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, i dyshuari B.G. ndodhet nën mbikëqyrje policore dhe po trajtohet për lëndimet e marra nga djegiet gjatë ngjarjes.

“Trupi i viktimës D.N. është dërguar për obduksion mjeko-ligjor në Qendrën Klinike në Podgoricë, ku do të përcaktohen shkaku i vdekjes dhe rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur ajo. Personi B.G. është vënë nën kontroll dhe po ruhet nga policia në Qendrën Klinike, ku po trajtohet për djegiet që ka marrë gjatë ngjarjes. Për informacione të tjera lidhur me rastin, publiku do të njoftohet me kohë nga organet kompetente që po merren me hetimin”, thuhet në njoftim./teve1,info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Të arrestuarit në Gorazhdec ushtronin ndikim te qytetarët për ta votuar Listën Serbe

1 orë para përfundimit të votimit, Osmani fton qytetarët të dalin në zgjedhje

1 orë para përfundimit të votimit, Osmani fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Prishtina shënon pjesëmarrje mbi 36% në votime deri në orën 17:00

Prishtina shënon pjesëmarrje mbi 36% në votime deri në orën 17:00

Gjini dhe Haradinaj apelojnë për pjesëmarrje në votime

Kreu i LDK-së, Abdixhiku: Kosovës i duhet një ‘SPAK’, do ta bëjmë

Abdixhiku një orë para mbylljes së votimeve: Dilni dhe votoni, forca Kosovë!

Votimi në katër komunat në veri pa incidente, konfirmon Policia

Votimi në katër komunat në veri pa incidente, konfirmon Policia

KP: Dy arrestuarit në Pejë për procesin zgjedhor, zyrtarë të strukturave paralele serbe

KP: Dy arrestuarit në Pejë për procesin zgjedhor, zyrtarë të strukturave paralele serbe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën