Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar një person i cili më 4 shkurt kishte goditur një këmbësor dhe kishe ikur nga vendi i ngjarjes.
Rasti kishte ndodhur në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc.
“Pas një pune intensive hetimore, shikimit të kamerave të sigurisë nga njësitet policore, me datën 08.02.2026, rreth orës 18:30, është bërë i mundur identifikimi i shoferit dhe i automjetit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin. I dyshuari është: A. A., 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, automjeti: VË Golf, ngjyrë e zezë, me targa vendore. Sot, me datën 09.02.2026 i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë të aksidenteve dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme, për veprën penale “Shkaktim i aksidentit të trafikut me lëndime trupore’”, thuhet në komunikatë.
I lënduari, këmbësori një mashkull i moshës 46 vjeç, fillimisht ka pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa për tretman të mëtejmë mjekësor është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është liruar dhe është jashtë rrezikut për jetë./teve1.info/







