Një person shqiptar, shtetas i huaj, është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer sulmin. Përveç sulmit ndaj policëve, ai dyshohet se ka dëmtuar edhe disa dollapë në stacionin policor.
“Është arrestuar i dyshuari Shqiptar-shtetas i huaj pasi i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht dy zyrtar policor brenda stacionit policor, të cilëve u ka shkaktuar lëndime dhe po ashtu ka dëmtuar edhe disa dollapë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Tutje, bëhet e ditur se zyrtarët policorë, por edhe i dyshuari, kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa theksohet se i dyshuari do të intervistohet pas këndelljes nga dehja.







