Është arrestuar një qytetar në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, pasi ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës, raporton teve1.info
Sipas raportit 24-orësh policor, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.
“ANP-së, Adem Jashari 01.11.2023 – 19:42. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi”, thuhet në njoftim.