Bëhet e ditur se rasti është raportuar më datë 27.11.2022, kurse pas hetimeve nga Policia i dyshuari është arrestuar dje me datë 20.12.2022.
I njëjti me vendim të Prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Qendra e Studentëve, Prishtinë 27.11-20.12.2022 – Pas hetimeve intensive policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./teve1.info/