Nga ky aksion i zhvilluar në Pejë, Istog, Deçan, Viti, Suharekë dhe Ferizaj, janë arrestuar 11 persona të dyshuar, shkruan teve1.info
Sipas Policisë, tre nga të arrestuarit janë persona zyrtar, ndërsa tetë të tjerë janë përfitues subvencionesh.
“Të arrestuarit, dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’. Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtar, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve”, thuhet në njoftim.
PK-ja bën të ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Deri tani janë arrestuar dhjetëra zyrtarë dhe përfitues të subvencioneve, nën dyshimin për mashtrim, që kur ka nisur aksionet e para vitin e kaluar. /Teve1.info/